LAJMI I FUNDIT:

Menxhiqi, sportist i vitit në Vushtrri

Menxhiqi, sportist i vitit në Vushtrri

Kampioni botëror nga Kreta e Greqisë, dhe njëherësh kampion i Kosovës, kiksboksieri Dardan Menxhiqi, është shpallur sportist i vitit 2013 në Vushtrri. “Është një ndjenjë shumë e mirë. Ky çmim dëshmon gjithë punën që e kam pasur gjatë vitit të kaluar. Meritat kryesore i ka trajneri Lutfi Menxhiqi, i cili ka gjetur kohë të merret me mua”, ka thënë Dardan Menxhiqi.

Ndërkaq klubi më i suksesshëm pa kurrfarë dyshimi është shpallur klubi i fubollit Llamkos Kosova që është edhe kampion vjeshtor në superligën e Kosovës. Për suksesin e madh që arritën sportistët vushtrrias në të gjitha garat në vitin që lamë pas, kryetari i komunës Bajram Mulaku ka përgëzuar të gjithë sportistët.

Ai ka thënë se me sukseset e tyre sportistët vushtrrias janë bërë tashmë përfaqësuesit më të mirë të qytetit të Vushtrrisë si brenda vendit ashtu edhe në arenën ndërkombëtare. Në mesin e dhjetë sportistëve më të dalluar të vitit 2013 janë edhe: Albulena Kelmendi KH”Kosova” F, Zaha Parduzi KV”Kosova” F, Enver Konushefci KBOX “Kosova”, Bahri Kera KF ”Kosova”, Valdrin Rashica KF ”Kosova”, Behije Gerguri KV ”Kosova” F, Flamur Sadiku “KH”Kosova” M, Gresa Basholli KH ” Samadrexha” Dardan Maloku KH ”Samadrexha”.

Trajneri më i mirë është shpallur Lutfi Menxhiqi, punëtori sportiv më i mirë u shpall Emin Selaci, pedagogë sportivë më të mirë Mensur Abazi e Idriz Ferizi, si dhe janë shpallur 12 shpresat më të mira të sportit vushtrrias. /Zëri/Telegrafi/


Në trend Sport

Më shumë
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

Liga e Kampionëve
Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi

Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi

La Liga
Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
U dëshmua se është

U dëshmua se është "finale para finales": Real Madridi shpartallon Man Cityn në 'Etihad'

Liga e Kampionëve
Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Sensacioni i Real Madridit i akuzuar për pornografi me të mitur, përballet me pesë vjet burg

Sensacioni i Real Madridit i akuzuar për pornografi me të mitur, përballet me pesë vjet burg

La Liga
Kalo në kategori