LAJMI I FUNDIT:

Më 19 shkurt, takimi me FIBA-n

Më 19 shkurt, takimi me FIBA-n

“Do t’i mbajmë premtimet”. Me një bindje të tillë, krerët e Federatës së Basketbollit të Kosovës kanë filluar hapat e parë për këtë vit në ndërkombëtarizimin e basketbollit kosovar. Takimi i parë vjen me Federatën e Basketbollit të Maqedonisë, federatë e cila mund të jetë një nga ato që ofrojnë mbështetje për ndërkombëtarizimit e basketbollit kosovar.

Numri një i basketbollit në Kosovë, Erolld Belegu, ka njoftuar për Arena për takimin e parë që do ta zhvillojnë me federatën maqedonase.

“Ne do të kemi një takim me krerët e Federatës së Basketbollit të Maqedonisë dhe shpresoj se ata do të na mbështesin në rrugën tonë të ndërkombëtarizimit. Gjithashtu kemi marrë mbështetje maksimale edhe nga federata shqiptare, ku Z. Ponari ishte mysafir te ne”, ka theksuar Belegu. Duke vijuar tutje, numri një i FBK-së njoftoi edhe për takimin e parë me zyrtarët ndërkombëtar të shtëpisë më të madhe të basketbollit botëror, FIBA.

“Më 19 shkurt në Gjenevë do të takohemi me zyrtarë të FIBA-s për të diskutuar rreth ndërkombëtarizimit të basketbollit kosovar. Ne sigurisht se do të diskutojmë për pranim me të drejta të plota në këtë organizatë dhe mbajmë shpresa se një gjë e tillë do të mund të ndodh”, ka deklaruar Belegu. /Arena/Telegrafi/


Në trend Sport

Më shumë
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

Liga e Kampionëve
Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi

Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi

La Liga
Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
U dëshmua se është

U dëshmua se është "finale para finales": Real Madridi shpartallon Man Cityn në 'Etihad'

Liga e Kampionëve
Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Sensacioni i Real Madridit i akuzuar për pornografi me të mitur, përballet me pesë vjet burg

Sensacioni i Real Madridit i akuzuar për pornografi me të mitur, përballet me pesë vjet burg

La Liga
Kalo në kategori