LAJMI I FUNDIT:

Serbët: Bunjaki në kontakte me futbollistët serbë

Serbët: Bunjaki në kontakte me futbollistët serbë

“Federata e Futbollit e Kosovës ka nisur bisedimet me disa futbollistë të nacionalitetit serb nga të cilët ka kërkuar që në të ardhmen ata të luajnë për Përfaqësuesen e Kosovës. Këtë informatë ia ka konfirmuar gazetës sonë përzgjedhësi i Kosovës, Albert Bunjaki”, kështu ka shkruar dje gazeta serbe Kurir, duke u thirrur në deklaratat e teknikut Albert Bunjaki.

"Nuk dua të tregoj se më cilët futbollistë kam kontaktuar. Më kuptoni mund t’iu sjell probleme atyre. Me disa kam kontaktuar direkt me disa indirekt. Puna ime është të gjej futbollistët më të mirë kosovarë pavarësisht çfarë kombësie kanë”, i ka thënë Bunjaki gazetës serbe.

Mirëpo, nuk ka vonuar shumë dhe gjitha këto i ka demantuar vetë përzgjedhësi. Ai përmes rrejtit social ka thënë se gazeta në fjalë ka shtrembëruar bisedën, edhe pse ai nuk ka pohuar as mohuar nëse ka kontaktuar ndonjë nga lojtarët serbë apo jo.

“Në portalin e gazetës Kurir të Beogradit është vendosur një shkrim për përfaqësuesen e Kosovës në futboll dhe ku teksti nuk i përmbahet deklarimeve të mia, pasi që ato janë interpretuar të shtrembuara nga artikullshkruesi. Përfaqësuesja e Kosovës ka të hapur derën për të gjithë ata që dëshirojnë të përfaqësojnë shtetin e Kosovës dhe që kanë kualitetin e duhur”, ka thënë Bunjaki.


Të rikujtojmë se ditë me parë ministri i Sportit, Memli Krasniqi, ka thënë se do t’i bëjë ftesë futbollistit serb Millosh Krasiq që të luajë për Kosovën. Marrja e dritës jeshile nga FIFA për lejimin e miqësoreve për Kosovën, ka ngjallur panik te përfaqësuesja e Zvicrës dhe Shqipërisë për mundësinë e ikjes së lojtarëve kosovarë nga ato përfaqësuese, por këtë panik duket se po e përjeton edhe vetë Serbia. /Zëri/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

Liga e Kampionëve
U dëshmua se është

U dëshmua se është "finale para finales": Real Madridi shpartallon Man Cityn në 'Etihad'

Liga e Kampionëve
Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi

Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi

La Liga
Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Shfaqen problemet e para serioze për Ruben Amorim te Manchester United

Shfaqen problemet e para serioze për Ruben Amorim te Manchester United

Premier League
Kalo në kategori