Alpinistët shqiptarë kanë nisur një tjetër mision madhor, atë të pushtimit të një tjetër maje, asaj që Malit të Akonkaguas në Argjentinë, që është i lartë 6,962 metra.
Grupi prej 3 alpinistësh përbëhet nga Mateo Begeja 20 vjeç, Florian Haçkaj 30 vjeç dhe Ibrahim Haçkaj 65 vjeç, i cili në fakt është edhe një rekordmen më vete, pasi është alpinisti më i vjetër shqiptar që pushton këto maja.
Sipas informacionit që Presidenti i Shoqatës “Dajti Alpino-Turistik”, Xhim Begeja, ka dhënë për AlbanianSport.net, 3 alpinistët shqiptarë janë në fazën finale të sulmit të tyre drejt majës më të lartë të kontinentit të Amerikës Jugore.
“Siç dihet, ky është një mal 6,962 metra i lartë dhe 3 alpinistët tanë tashmë janë ngjitur në kuotën e 5,100 metrave”, ka thënë Begeja, i cili është në komunikim të vazhdueshëm nëpërmjet Internetit, me të birin, 20-vjeçarin Mateo, i cili është pjesë e kësaj ekspedite.
Duhet kujtuar këtu se Mateo Begeja, së bashku me të atin, Xhimin kanë qenë pjesë e ekspeditës historike shqiptare që në vitin 2012 pushtoi majën më të lartë të botës, Everestin.
Në fakt, në komunikimin me të atin, duke përshkuar ecurinë e ekspeditës amerikano-latine përgjatë datave 17, 18 dhe 19 janar, Mateo i është referuar përvojës së Everestit.
“Ne jemi mirë dhe hëpërhë jemi në kampin bazë në lartësinë 4,300”, shkruan 20-vjeçari në mesazhin dërguar të atit.
“Dje m’i kujtua e gjithë rruga që kemi bërë në Everest, nga kami bazë deri në kampin ABC. Ngjitja deri këtu ishte e gjatë, por pa problem dhe mund të them se çdo gjë po më shkon shumë mirë dhe trupi po më reagon mirë, në të gjithë parametrat e tij”.
Ashtu sikundër kishte paralajmëruar edhe vetë Presidenti i Shoqatës “Dajti Alpino-Turistik”, një nga sfidat kryesore që paraqet kjo majë është edhe moti kapriçioz. Një gjë të tillë e pohon edhe Mateo, i cili shkruan se “motin nuk e kemi në favorin tonë”. “Dje u kthyen 14 veta nga maja, pa e arritur dot atë dhe kampi kishte 700 veta gjithsej nga kthimet e alpinisteve”, thotë 20-vjeçari.
“Data 26 ose 27 janar është data që ne do të synohet maja dhe shpresoj ta kemi motin në favorin tonë”, vijon ai. “Nesër do të bëjmë një ngjitje aklimatizimi në lartësinë 5,100 metra dhe do kthehemi. Nuk e besoja që do të mund të kishim kaq probleme me kohën, e cila ka qenë e keqe, me shi dhe dëborë. Këtu ku jemi trashësia e dëborës nuk është edhe aq, vetëm 20 cm”.
Ndërkaq, në komunikimin që mbulon datat 20 dhe 21 janar, Mateo shkruan se grupi prej 3 alpinistësh ka bërë dy ditë ngjitje deri në lartësinë 5,100 metra dhe është stacionuar në kampin ndërmjetës “Kanada”, që ndodhet në kuotën 5,075 metra. E mërkura ka qenë një ditë pushimi për ekspeditën kuqezi, që përgatitet kështu për sulmin përfundimtar drejt majës së Akonkaguas, e cila konsiston në 4 stacione, duke nisur nga Kampi 1, Kampi 2, Kampi 3 dhe duke përfunduar në pushtimin e lartësisë prej 6,962 metrave.
“Urojmë që koha të përmirësohet, sepse këto ditë nuk është bërë asnjë ngjitje në majë, pasi shpejtësia e erës në këtë pjesë të malit është 100-130 km në orë”, ka rrëfyer Mateo Begeja.
“Është për të ardhur keq, sepse përgjatë 40 ditëve që kemi qenë këtu, koha ka qenë shumë e mirë, kurse këto ditët e fundit moti është përkeqësuar dhe gjatë ngjitjes kam parë shumë orteqe dhe gurë dhe po bëjmë kujdes. Sot (të martën), mbajta një peshë prej 12 kg deri në kamp që të shihja rezistencën time, por nuk kisha problem”, ka theksuar Begeja.
Duke iu referuar gjendjes së grupit, alpinisti 20-vjeçar shkruan se edhe alpinisti tjetër, 30-vjeçari Florian Haçkaj gëzon shëndet të plotë dhe formë të mirë, ndërsa shpreh admirimin për veteranin Ibrahim Haçkaj.
“Unë e Flori jemi mirë dhe na frymëzon shembulli ynë, Bimi, i cili është në një formë të shkëlqyer”, thotë Begeja i ri, duke iu referuar veteranit 65-vjeçar, i cili në fakt është alpinisti më i vjetër shqiptar që pushton këto maja. /KP/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/haaaaaaland-780x439.png)
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt
![U dëshmua se është](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/mbaapee-780x439.png)
U dëshmua se është "finale para finales": Real Madridi shpartallon Man Cityn në 'Etihad'
![Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ronaldo-1-780x439.png)
Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi
![Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/henry-780x439.png)
Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon
![Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/ancelotti-5-780x439.jpg)
Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon
![Shfaqen problemet e para serioze për Ruben Amorim te Manchester United](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/amorim-1-780x439.jpeg)
Shfaqen problemet e para serioze për Ruben Amorim te Manchester United
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kurti-harta-780x439.jpg)
Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin
![Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ronaldo-1-780x439.png)
Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi
![Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/doarsa-ldk.jpg)
Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht
![Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/393a13ff-ee47-4459-a1a0-08dd4a814ce6_w1597-e1739314251878-780x439.jpg)
Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës
![UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/haaaaaaland-780x439.png)
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt
![Berisha i PLE](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/veton-berisha-780x439.jpg)
Berisha i PLE "kushtëzon" votën për qeverinë e re