LAJMI I FUNDIT:

Jashanica nuk e merr vizën për Portugali

Jashanica nuk e merr vizën për Portugali

Futbollisti kosovar Bajram Jashanica nuk do të udhëtojë drejt Portugalisë, pasi drejtuesit e klubit të Skënderbeut nuk kanë mundur të sigurojë vizën.

Pas mbetjes jashtë skuadrës Jashanica është dërguar sërish te Besa për t’u stërvitur derisa të mbërrijë Skënderbeu në Shqipëri. Drejtuesit e klubit kampion bëjnë me dije se menjëherë sapo Skënderbeu të kthehet në shtëpi, Jashanica do të udhëtojë drejt Korçës dhe nuk ka asnjë shans, pavarësisht fjalëve që qarkullojnë, se ai mund të huazohet deri në fund të sezonit te Besa.

Dëmtimi i Fagut, ka hapur një tjetër “gropë” të madhe në repartin e prapavijës dhe Jashanica është kthyer në një domosdoshmëri për të qenë pjesë e Skënderbeut deri në fund të kontratës. /Epokaere/Telegrafi/