LAJMI I FUNDIT:

Sokoli në pritje

Sokoli në pritje

Bylbyl Sokoli ende nuk ka vendosur asgjë rreth së ardhmes së tij. Trajneri i njohur nuk ka kontratë me Ferizajn, e ndërkohë nuk mund ta vazhdojë atë, sepse klubi bardh e kaltër ende nuk është riorganizuar siç dëshiron Sokoli.

Por, të hënën zyrtarët e Ferizajt në bashkëpunim me Komunën e Ferizajt pritet ta qesin në ‘binar’ këtë klub, e vetëm pas këtij procesi do të dihet e ardhmja e Sokolit.

“Krejt çka mund të them është kjo: Nëse Ferizaj pretendon ta fitoj titullin e kampionit, atëherë nuk guxon të vonojë kaq shumë për t’i filluar përgatitjet për sezonin pranveror”, tha Sokoli për Arenën, nën drejtimin e të cilit Ferizaj ishte shumë e fortë gjatë vjeshtës.

Kjo skuadër sezonin vjeshtor e ka mbyll duke u pozicionuar në vendin e dytë të tabelës me 28 pikë, nëntë më pak sesa kryesuesi, Llamkos Kosova. /Arena/Telegrafi/