Ndonëse zyrtarët e FFK-së, por edhe institucionet qeveritare, dhënien e lejes nga FIFA për të zhvilluar ndeshje miqësore për Kosovën e vlerësuan hap shumë të madh madje nuk hezituan ta cilësojnë edhe si historik, në opinion ky vendim vlerësohet krejt ndryshe.
Tifozët shqiptarë nuk e kanë ndërmend të mbështesin Kosovën, madje e kritikojnë FFK-në për kushtet që ka pranuar të përfaqësohet në ato ndeshje. Tifozët “Kuq e Zi” nga Kosova të kombëtares së Shqipërisë, nuk i janë gëzuar fare këtij vendimi për shkak të kushteve të vëna nga FIFA, të cilat, sipas tyre, janë qesharake.
“Ne jemi vetëm për një kombëtare, atë kuqezi. Sigurisht që ne i gëzohemi çdo përparimi të futbollit të Kosovës, dhe mbështesim pranimin e plotë të saj. Një nga arsyet pse nuk mund ta mbështesim Kosovën janë kushtet që ajo ka pranuar nga FIFA.
Të luajë pa simbole shtetërore, madje edhe ta pyesë Serbinë se kur do të luajë është tepër e dhimbshme. Nëse Katalunia mund të luajë me flamur pse Kosova jo. Këto kushte Kosova në asnjë mënyrë nuk është dashur t’i pranojë”, tha përfaqësuesi i tifozëve Kuqezi për Prishtinë, Butrint Ymeri.
Ai edhe njëherë ka sqaruar qëndrimin e tyre karshi përfaqësueses së Kosovës, duke bërë thirrje për bashkim me Shqipërinë. “Në nuk kemi aq shumë futbollistë që të ndahen kështu në dy kombëtare. Bashkimi në një kombëtare do të ishte shumë më i dashur për të gjithë. Nuk kemi asgjë kundër Kosovës, por qëndrimet tona dihen: një komb një kombëtare”, tha Ymeri, duke lënë të kuptohet se nuk do të jenë prezent në ndeshjet e Kosovës. “Nëse Kosova në ato ndeshje paraqitet me ngjyra kuqezi dhe me flamur kombëtar sigurisht që do ta mbështesim, ndryshe jo. Individualisht gjithsecili mund të bëjë çfarë të dojë, por si tifozë të organizuar nuk do t’i japim mbështetje”, tha Ymeri.
Me qëndrime të njëjta janë edhe tifozët e Prishtinës, Plisat. “Ne si grup, aktivitet primar e kemi përkrahjen e klubeve të kryeqytetit, nën emrin Prishtina. Mirëpo, ne gjithmonë kemi dal në mbrojtje të vlerave shoqërore, njerëzore si dhe atyre kombëtare.
Vazhdimisht kemi potencuar që Kosova është pjesë e pandashme e trungut shqiptar, dhe jemi të palëkundur në këto qëndrime. Ne e mbështesim çdo hapësirë shqiptare dhe çdo shqiptar individualisht në çdo arritje. I gëzohemi edhe arritjes së fundit të FFK-së, por vetëm sepse kjo arritje i hap rrugë klubit tonë Prishtinës, të marrë pjesë në gara ndërkombëtare.
Në kombëtaren shqiptare të futbollit janë 14 shqiptarë nga Kosova, dhe konsiderojmë se jemi mirë të përfaqësuar. Ne duhet të hapim rrugë vetëm për ekipet e Kosovës”, tha Kastrati, duke shtuar se ata nuk përkrahin tendencat e ndryshme për ndarje të shqiptarëve. “Lufta jonë bëhet në një front, në atë ‘kuqezi’. Përndryshe, Plisat në stadiume do të jenë vetëm në përkrahje të kombëtares shqiptare. Është e vetmja “ombrellë” e cila na mbulon të gjithë shqiptarëve. Një komb – një kombëtare”, tha ai.
Të njëjtin qëndrim kanë edhe kuqezinjtë e Jakovës. Sipas nënkryetarit të këtij tifo-grupi, Hekuran Dula, ata janë vetëm për një kombëtare, madje për atë kuqezi. “Ne do ta mbështesim inkuadrimin e Kosovës në FIFA por shqiptarët mund t’i përfaqësojë vetëm kombëtarja e Shqipërisë. Ne jemi për një kombëtare dhe ajo është kuqezi”, tha Dula. “Si tifoz të organizuar nuk do të jemi prezent në ndeshjet e Kosovës, pasi që ne jemi të përcaktuar të mbështesim vetëm Shqipërinë”, tha Dula. /Zëri/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëUEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt
U dëshmua se është "finale para finales": Real Madridi shpartallon Man Cityn në 'Etihad'
Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi
Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon
Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon
Liverpooli ka gjetur zëvendësuesin e Salah - luan në Francë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin
Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi
Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht
Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt
Berisha i PLE "kushtëzon" votën për qeverinë e re