LAJMI I FUNDIT:

Curri i bashkohet Sevastopolit

Curri i bashkohet Sevastopolit

Ishte paralajmëruar muajin e kaluar, por Debatik Curri tek të shtunën ka nënshkruar kontratë me Sevastopolin e Ukrainës.

Arena mëson se mbrojtësi i kombëtares shqiptare ka nënshkruar për gjashtë muajt e ardhshëm, me mundësi vazhdimi. Kalimi i tij te Sevastopol u mundësua nga ndërmjetësi Shpëtim Babaj, që më herët kishte bërë karrierë në Ukrainë.

Curri në verë kishte kaluar te Hoverla Uzhhorod, tek e cila nuk kishte gjetur veten. 29-vjeçari si pasojë e një viti jo të mirë të kaluar në 2013-ën si dhe lëndimeve, ka humbur edhe vendin në Kombëtaren Shqiptare. Ai ditë më parë stërvitej me Prishtinën sa për të mbajtur formën.

Sevastopolit iu bashkua të premten në përgatitje. Curri më parë ka luajtur në Vorskla Poltava tek Armend Dallku e Ahmed Januzi, për të kaluar në vitin 2010 tek turqit e Gençlerbirligit, me të cilët u nda në majin e vitit të kaluar. /Arena/Telegrafi/