LAJMI I FUNDIT:

Keçi: Kemi fond të dobët të lojtarëve

Keçi: Kemi fond të dobët të lojtarëve

Hajvalia më në fund i ka nisur stërvitjet për edicionin pranveror. Ndonëse mendohej se gjithçka do të qetësohet me nisjen e tyre, telashet për trajnerin e ri, Sunaj Keçi, janë të mëdha. Keçi vlerëson se situata nuk është e mirë për shkak të largimit të shumë futbollistëve.

“Them të drejtën fondi është i dobët. Dy lojtarë Armend Kastrati e Luzlim Dushlaku tashmë kanë nënshkruar në Shqipëri, derisa i paqartë mbetet edhe fati i Qëndrim Sjediut e Visar Zogianit që kanë kërkuar prishjen e kontratës. Klubi ka angazhuar drejtorin sportiv Xhavit Pacollin të nis bisedimet edhe një herë me këta futbollistë që të mund t’i bind për të qëndruar në ekip”, tha Keçi për Zërin, i cili beson se tek javën e ardhshme do të ketë të qartë se cili do të jetë fondi i skuadrës.

“Tash për tash mund të them se vetëm kemi bërë grumbullimin, derisa besoj se javën e ardhshme do të kemi një pasqyrë më të mirë të skuadrës”, përfundoi Keçi për gazetën. /Telegrafi/