Edhe pse Kosova ka marrë dritën e gjelbër për të zhvilluar ndeshje miqësore edhe me Kombëtaren e parë, paçka se me disa kushte, kjo gjë nuk shihet si pengesë nga ana e Federatës Shqiptare të Futbollit. Një ditë më parë, menaxheri i Kombëtares, Alban Bushi, pohoi se do takonte me urgjencë të gjithë kosovarët që luajnë nën drejtimin e De Biazit, për të pasur një ide mbi vendimet që ata mund të marrin në të ardhmen e afërt (do luajnë për Shqipërinë apo për Kosovën).
Teksa nga ana tjetër, dje zëvendëssekretari i përgjithshëm i FSHF-së, njëkohësisht edhe shef i garave në federatë, Besnik Çela, ka pohuar se do vijohet të punohet njëlloj me pajisjen me nënshtetësi dhe pasaporta shqiptare të lojtarëve kosovarë. “Qëndrimi ynë kundrejt kosovarëve nuk ndryshon. Aktualisht ne kemi 6 lojtarë, që pritet të luajnë në ekipet e moshave, të cilëve po u përgatisim dokumentacionin për t’u pajisur me nënshtetësi dhe më pas me pasaporta. Në këtë këndvështrim do vijojmë edhe më tej. Nëse do ketë lojtarë cilësorë që do t’u bëjnë punë trajnerëve të ekipeve tona kombëtare dhe ata lojtarë do kenë dëshirë të përfaqësojnë Shqipërinë, ne nuk na mbetet gjë tjetër, veçse të bëjmë punën tonë. Këtu nuk është fakti se ne do i bëjmë konkurrencë Kosovës, por nëse një lojtar cilësor kosovar do dëshirojë të luajë për Shqipërinë dhe neve na intereson, atëherë nuk ka arsye pse të mos e pajisim me pasaportë”, ka theksuar Çela për “Panorama Sport”.
Aktualisht, federata ka dërguar në presidencë për nënshtetësi emrat e Heroid Gjoshit, i cili aktivizohet me Grasshopersin në Zvicër; Ardit Humollit, pjesë e ekipit U-17 të Rapidit të Vjenës në Austri; si dhe David Domgjonit, Endrit Grainçan, Visar Bekajt dhe Agim Zekës, të cilët luajnë në Kosovë respektivisht me Lirinë e Prizrenit, Ferizajn, Ramiz Sadikun dhe Prishtinën. Sigurisht, ekziston mundësia që edhe këta të fundit të pajisen me pasaportë dhe më pas të shkojnë të përfaqësojnë Kosovën, ashtu sikundër ka pohuar deri tani edhe qendërmbrojtësi i Helsingborgut, Loret Sadiku.
Ndërkohë nën veshjen e shefit të garave, Çela ka bërë edhe një rezyme të vijimësisë së merkatos dhe licencimeve në federatë. Sipas tij, klubet e kanë bërë rrugë tashmë faktin se, edhe kur prezantojë zyrtarisht lojtarë, nuk shkojnë në FSHF për ti licencuar menjëherë. “Jemi mësuar tashmë. Edhe pse ka kaluar gjysma e muajit, nuk ka pasur asnjë klub që të regjistrojë lojtarët e rinj të kësaj merkatoje. Zakonisht vijnë ditën e fundit dhe deri diku i mirëkuptoj, pasi tratativat janë të tilla që mund të përmbysen nga momenti në moment. Megjithatë, kam përshtypjen se nuk do ketë shumë lëvizje lojtarësh, pasi pjesa më e madhe e tyre janë në kontrata. Do duhet që më së pari të ketë dakordësi mes klubeve, pozicion në të cilin nuk ndërhyn federata. Teksa nuk shikoj shumë afrime edhe nga jashtë”, ka përfunduar Besnik Çela. /Tribuna/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëUEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt
Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi
U dëshmua se është "finale para finales": Real Madridi shpartallon Man Cityn në 'Etihad'
Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon
Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon
Shfaqen problemet e para serioze për Ruben Amorim te Manchester United
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin
Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi
Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht
Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt
Berisha i PLE "kushtëzon" votën për qeverinë e re