LAJMI I FUNDIT:

Bushi dëshiron takim urgjent me futbollistët kosovarë

Bushi dëshiron takim urgjent me futbollistët kosovarë

Nuk e ka pritur edhe aq mirë menaxheri i Kombëtares shqiptare, Alban Bushi, deklaratën e një dite më parë të Loret Sadikut se do zgjedhë Kosovën para Shqipërisë.

Bushi ka qenë iniciatori për afrimin e mbrojtësit në ekipin shqiptar, ndaj një distancim i tillë i këtij të fundit, ndonëse kalohet me pak sportivitet, nuk është se përtypet edhe aq lehtë. I kontaktuar nga “Panorama Sport”, menaxheri i Kombëtares ka theksuar se më së pari do të flasë me lojtarin në vetë të parë dhe më pas do të kërkojë takim urgjent me të gjithë kosovarët që luajnë sot për Kombëtaren e Shqipërisë.

Sipas tij, federata dhe stafi teknik i ekipit përfaqësues duhet ta dijë paraprakisht nëse do ketë rrjedhje të tjera mes këtyre lojtarëve apo jo. Sakaq, Bushi nuk e fsheh shqetësimin se edhe një si Taulant Xhaka (vëllai i Granit Xhakës) mund të zgjedhë Kosovën, duke qenë se nuk ka luajtur ende për kuqezinjtë.

"Nuk di se çfarë të them realisht, pasi më duhet që më parë të flas me vetë futbollistin. Por edhe nëse ai bën këtë zgjedhje, nuk e di… do jetë problemi i tij. Është ai vetë që vendos dhe ne nuk është se mund të bëjmë ndonjë gjë. Megjithatë, pa folur njëherë me Sadikun nuk mund të them kushedi çfarë. Shiko, ai edhe mund të zgjedhë Kosovën, por natyrisht nuk mund ta bëjë kaq lehtë, pasi më përpara do duhet që të flasë edhe me ne. Sakaq kujtoj që edhe vjet, para se të pajisej me pasaportë shqiptare, ai pat treguar paqëndrueshmëri në vendimet e tij…


Po, por vjet ishte disi e justifikuar, sepse ishte mes Shqipërisë dhe Suedisë. Ai, duke qenë se është rritur në atë vend dhe atje ka edhe miqtë e shokët e tij, po priste ndoshta që të luante për Suedinë dhe e kishte disi të vështirë që të merrte një vendim të menjëhershëm. Ndërsa në rastin aktual, kur ai gjykon të zgjedhë Kosovën, nuk kemi se çfarë të themi, veçse t’i urojmë suksese.

Kjo gjë ne realisht do na prishte punë, pasi kemi bërë një projekt të ngritur kryesisht mbi këta lojtarë dhe në momentin që ata mund të largohen, nuk do ishte gjë e mirë. Gjithsesi, në aspektin e pikëve nuk besoj se mund të ndryshojë gjë. Me kosovarët zumë vendin e parafundit në renditje, por dhe me shqiptarë puro nuk besoj se do shkojmë më poshtë se kaq. Nuk është se me ata zumë vendin e dytë dhe me shqiptarët do shkojmë në vend të fundit. Kështu që nuk e shikoj një problem të madh në aspektin e pikëve. Sidoqoftë, duhet të marrim masa urgjentisht. Do bëjmë një takim me të gjithë lojtarët dhe të marrim vesh se kush dëshiron të qëndrojë me Shqipërinë dhe kush dëshiron të shkojë të luajë për Kosovën. Por kjo për mendimin tim duhet bërë në mënyrë urgjente.

Jo, jo, unë nuk e shikoj me atë sy. Është problem sipas meje, pasi edhe lojtarë si Vullnet Basha, Curri, Llullaku etj., janë lojtarë për të cilët ne kemi investuar. Ne kemi projektuar një të ardhme të afërt me të gjithë këta, ndaj them se është problem. Sakaq më emergjente shikoj situatën te lojtarët që janë afruar, por që nuk kanë luajtur ende me Shqipërinë, si për shembull Taulant Xhaka i Bazelit.

Jo, për aq sa di unë, si vëllai i tij Graniti edhe familja kanë insistuar vazhdimisht që ai të luante për Shqipërinë. Por ne na vonoi shumë procedura për pajisjen me pasaportë, pasi në të kundërt edhe ai do kishte debutuar me Kombëtaren. Megjithatë, nëse kosovarët do të preferojnë të luajnë për Kosovën, ne nuk do t’i paragjykojmë, vetëm do duam që këtë gjë ta dimë paraprakisht me qëllim që edhe të bëjmë llogaritë tona për të ardhmen", tha Bushi. /Tribuna/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

Liga e Kampionëve
U dëshmua se është

U dëshmua se është "finale para finales": Real Madridi shpartallon Man Cityn në 'Etihad'

Liga e Kampionëve
Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi

Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi

La Liga
Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Liverpooli ka gjetur zëvendësuesin e Salah - luan në Francë

Liverpooli ka gjetur zëvendësuesin e Salah - luan në Francë

Premier League
Kalo në kategori