LAJMI I FUNDIT:

Jep dorëheqje kryesia e Kastriotit

Jep dorëheqje kryesia e Kastriotit

Kryesia e klubit të hendbollit Kastrioti nga Ferizaj (meshkujt) ka dhënë dorëheqjen të hënën mbrëma.

Sipas një njoftimi të këtij klubi, arsye për dorëheqjen janë lojërat e dobëta të zhvilluara me Prishtinën, Samadrexhën e Llapin.

"Asnjë lojë e zhvilluar jashtë Ferizajt nuk është fituar në stinorin vjeshtor dhe me gjithë renditjen në vendin e katërt mendojmë se nuk janë arritur objektivat e synuar. Prandaj kemi vendosur të tërhiqemi nga udhëheqja e mëtejme e klubit", thuhet në njoftim. /Koha/Telegrafi/