LAJMI I FUNDIT:

Saraqi, “Sportist i vitit 2013” në Mitrovicë

Saraqi, “Sportist i vitit 2013” në Mitrovicë

Shahisti i ri mitrovicas, Nderim Saraqi, nga klubi i shahut “Trepça” është zgjedhur “Sportist i Vitit 2013”, në Mitrovicë.

Ky çmim atij i është ndarë nga kryetari i komunës, Agim Bahtiri, në një ceremoni të organizuar të mërkurën mbrëma nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport.

Saraqi si 17 vjeçar ka hyrë në histori të shahut të Kosovës me rezultatet kulminante që ka arritur. Në dhjetor të vitit 2013 ka marre pjesë në Kampionatin Botëror të Shahut në Emiratet e Bashkuara Arabe, ku ka përfaqësuar Kosovën në mesin e 137 shteteve. /KP/Telegrafi/