LAJMI I FUNDIT:

Vokrri: Hap krucial drejt synimeve tona

Vokrri: Hap krucial drejt synimeve tona

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri, e ka cilësuar si krucial vendimin e Komitetit Ekzekutiv të FIFA-s për ta lejuar Kosovën që të zhvillojë ndeshje miqësore.

“Futbollistë, trajnerë, drejtues të klubeve, adhurues të futbollit të Kosovës, miq nga Kosova dhe jashtë saj. Komiteti për çështje urgjente i FIFA-s sot mori një vendim që ekipeve përfaqësuese të të gjitha rangjeve dhe klubeve tona tash e tutje tu lejohet zhvillimi i ndeshjeve miqësore ndërkombëtare, që konsideroj se është një hap krucial, drejt synimeve tona”.

“Jam shumë i vetëdijshëm se kjo nuk është në masën që synojmë dhe dëshirojmë ne bashkërisht të gjithë, por gjithsesi është një hap drejt hapave tjerë. Kjo nuk i shuan etjet tona të përbashkëta që të arrijmë atje ku synojmë, por kjo na hap shtegun e duhur drejt anatërsimit në mekanizmat ndërkombëtar. Deri te ky sukses ishte e mundur vetëm falë juve të gjithëve, ministrit të sporteve z. Memli Krasniqi, kabinetit të kryeministrit Thaçi, që duke i pasur në krah, jemi ndjerë të fuqishëm në këtë rrugëtim, duke i bashkërenditur veprimet tona, ndaj i falënderojë të gjithë për punën dhe angazhimin që keni bërë”.

“Ju garantojë se unë me bashkëpunëtorë dhe në mbështetje të faktorëve që i përmenda më lartë, nuk do të ndalemi për asnjë çast derisa të plotësohen objektivat tona. Derisa po drejtohem me këtë letër unë, jam duke hyrë në një ceremoni, ku do të shpallet futbollisti më i mirë në botë, me një ndjenjë shprese, se në një rast tjetër të nominuar e pse jo edhe fitues një futbollist shqiptarë”, thuhet në deklaratën e Vokrrit. /Telegrafi/


Në trend Sport

Më shumë
Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi

Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi

La Liga
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

Liga e Kampionëve
U dëshmua se është

U dëshmua se është "finale para finales": Real Madridi shpartallon Man Cityn në 'Etihad'

Liga e Kampionëve
Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Shfaqen problemet e para serioze për Ruben Amorim te Manchester United

Shfaqen problemet e para serioze për Ruben Amorim te Manchester United

Premier League
Kalo në kategori