LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: FIFA ia lejon miqësoret Kosovës

Zyrtare: FIFA ia lejon miqësoret Kosovës

Komiteti Ekzekutiv i FIFA-s ka konfirmuar se klubet dhe përfaqësuesja e Kosovës mund të zhvillojë ndeshje pa marrë leje nga Serbia.

Sipas nenit 83 të statutit të FIFA-s, Komiteti Ekzekutiv i FIFA-s ka të drejtë të autorizojë anëtarët e FIFA-s që të luajnë ndeshje kundër shteteve jo-anëtare, në këtë rast Federatës së Futbollit të Kosovës.

Pas shumë takimeve që janë zhvilluar në vitin 2012, Komiteti Ekzekutiv i FIFA-s, sot me datën 13 janar 2013, ka konfirmuar një sërë modalitetesh për ndeshjet miqësore që i përfshijnë klubet dhe kombëtaren e Kosovës.

Ky propozim iu dërgua Komitetit Ekzekutiv të FIFA-s gjatë takimit të kryetarit të Federatës së Futbollit të Serbisë, Tomislav Karadzic, dhe kryetarit të FFK-së, Fadil Vokrrit, i cili u mbajt në zyret qendrore të FIFA-s me 10 janar 2014, e që u udhëhoq nga presidenti i FIFA-s, Sepp Blatter, transmeton Telegrafi.


Modalitetet përcjellëse të ndeshjeve miqësore që i përfshijnë klubet dhe kombëtaren e Kosovës janë pranuar dhe hyjnë në forcë menjëherë:
– Anëtaret e FIFA-s janë të lejuara që të luajnë ndeshje miqësore me klubet dhe kombëtaren e Kosovës.
– Klubet dhe kombëtarja e Kosovës nuk kanë të drejtë të shfaqin simbolet kombëtare (flamujt, emblemën, etj) e as ta lëshojnë himnin kombëtar. Sidoqoftë, ato kanë të drejtë të veshin apo të shfaqin paisjet me mbishkrimin ‘Kosovo’, si dhe simbolin e një ylli të madhësisë së shkronjës ‘o’ në kuadër te emrit ‘Kosovo’.
– Klubet dhe kombëtarja e Kosovës nuk mund të luajnë ndeshje kundër klubeve apo kombëtareve të shteteve të ish-Jugosllavisë deri në njoftimin e ardhshëm.
– Ndeshjet miqësore ndërkombëtare që përfshijnë klubet dhe kombëtaren e Kosovës mund të luhen në territorin e Kosovës, por me kusht që FIFA të njoftohet 21 ditë para secilës ndeshje. Më pastaj, FIFA vetëm do ta informojë Federatën e Futbollit të Serbisë.
– Çdo shkelje e kësaj marrëveshjeje do t’i referohet FIFA-s dhe marrëveshja do të përfundojë menjëherë.

“Vendimi i marrë nga Komiteti Ekzekutiv i FIFA-s përfaqëson një shtytje të madhe për zhvillimin e futbollit në Kosovë dhe kjo gjë përsëri dëshmon fuqinë e jashtëzakonshme të sportit për t’i bashkuar njerëzit”, ka thënë presidenti i FIFA-s, Blatter. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi

Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi

La Liga
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

Liga e Kampionëve
U dëshmua se është

U dëshmua se është "finale para finales": Real Madridi shpartallon Man Cityn në 'Etihad'

Liga e Kampionëve
Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Shfaqen problemet e para serioze për Ruben Amorim te Manchester United

Shfaqen problemet e para serioze për Ruben Amorim te Manchester United

Premier League
Kalo në kategori