LAJMI I FUNDIT:

Avdibegoviq e Calvo transferohen në Trepçë

Avdibegoviq e Calvo transferohen në Trepçë

Skuadra e Trepçës ka filluar të mendojë për stinorin pranveror. Mitrovicasit tashmë kanë arritur marrëveshje me dy basketbollistët e huaj, organizatorin boshnjak Armin Avdibegoviq dhe spanjollin Alvaro Calvo.

Lajmin për Arenan e konfirmoi drejtori sportiv i klubit mitrovicas, Naim Hajrizi. “Kemi arritur marrëveshje me këta dy lojtarë. Ata pritet që nga 15 janari t’i bashkohen klubit”, pohoi Hajrizi.

Ndërsa, sa i përket Lek Nicajt, Hajrizi tha se problemi tek ai qëndron pasi ka kontratë me klubin e tij. “Ai ende ka kontratë me skuadrën e tij, por ne jemi ende në bisedime më të dhe në fund do të shohim se çfarë do të ndodh”, deklaroi Hajrizi. E me afrimin e Avdibegoviqit, Trepça merr në radhët e saj një lojtar tejet cilësor të pozitës një dhe dy. Ai është i gjatë 1.88 metra, teksa gjatë karrierës së tij është paraqitur me skuadra si Mladost, Zrinjski, Bosna, Apollon e Sloboda Tuzla. Së fundmi, luajti me skuadrën boshnjake, Kakanj. Ai është 27-vjeçar, teksa ka përvojë edhe në Ligën Ballkanike. Ndërkohë, Calvo është 30-vjeçar, ndërsa ka përvojë në basketbollin e disa shteteve. Ai ka luajtur për tre stinor në Republikën Domenikane.

Me përforcime Trepça synon trofe


Trepça përgatitjet për stinorin pranveror pritet t’i fillojë javën e ardhshme. “Më 10 janar do t’i fillojmë stërvitjet për stinorin pranveror në mënyrë që të përgatitemi sa më mirë”, deklaroi Hajraizi. Tutje, ai vazhdoi duke thënë se me këta lojtarë të cilët janë, si dhe me përforcimet e bëra do të jenë një skuadër e denjë për të luftuar për tituj. “Me këta lojtarë të cilët i kemi si dhe me këto dy përforcime, besoj se do të krijojmë një skuadër shumë të mirë dhe të denjë për të luftuar për titullin e kampionit dhe Kupën e Kosovës”, përfundoi Hajrizi.

Me ardhjen e këtyre dy basketbollistëve, ka gjasa të largohen Robert Goff dhe Joshua Brown. /Tribuna/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Ishte afër kalimit në Ligën Premier, lojtari kroat përjashtohet për katër vite nga futbolli

Ishte afër kalimit në Ligën Premier, lojtari kroat përjashtohet për katër vite nga futbolli

Ligat tjera
Gjiganti evropian kontaktoi Viniciusin pasi refuzoi kontratën e re me Real Madridin

Gjiganti evropian kontaktoi Viniciusin pasi refuzoi kontratën e re me Real Madridin

Ndërkombëtare
Gjyqtari legjendar italian, Collina kërkon ndryshimin e rregullit të goditjes së penalltisë

Gjyqtari legjendar italian, Collina kërkon ndryshimin e rregullit të goditjes së penalltisë

Ndërkombëtare
Paul Pogba mund t'i bashkohet klubit të njohur italian

Paul Pogba mund t'i bashkohet klubit të njohur italian

Serie A
Sonte në një stadium të kategorisë së dytë luhet Liga e Kampionëve - gjendja e fushës i ka shqetësuar të gjithë

Sonte në një stadium të kategorisë së dytë luhet Liga e Kampionëve - gjendja e fushës i ka shqetësuar të gjithë

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori