Si në shumicën e vendeve, jo vetëm evropiane, futbolli edhe në Kosovë është sporti më popullor, por vetëm sa i takon konkurrencës së meshkujve. Opinioni ende befasohet kur merr vesh se një vajzë merret me këtë futboll, aq më parë kur është edhe e bukur. Njëra nga këto është Suada Jashari, futbolliste e Kosovës së Prishtinës dhe e përfaqësueses së Shqipërisë, e cila as sot nuk e ka të qartë se pse ka filluar të merret me këtë sport.
“Nuk e di pse kam filluar me futboll. Kjo ka ndodhur para 9 vjetëve dhe kështu e kam nisur karrierën. Për femra është mentalitet tjetër dhe natyrisht se edhe familja ime u befasuan, por u pajtuan shpejtë pasi e kishin të qartë se futbollin e kam pasion, kështu që nuk më kanë penguar në asnjë mënyrë, madje më kanë mbështetur shumë”, thotë Jashari në fillim të bisedës, duke kujtuar edhe kohën e paraluftës kur jetonte në pjesën veriore të Mitrovicë. Ajo tashmë është banore e Prishtinës dhe thotë se nuk asnjëherë nuk është penduar dhe se përkundër faktit se i përcjell dhe i pëlqejnë edhe sportet tjera, megjithatë futbolli i flenë në shpirt. Viti i kaluar ishte viti i kthesave të mëdha në karrierën e Suadës. Pranoi ftesën nga skuadra e Shkodrës Juban Danja, kurse në edicionin e kaluar ishte edhe pjesë e AS Tirana.
Këto ditë është kthyer në Prishtinë dhe pranë skuadrës së saj Kosova, të cilën nuk e ndërron me asnjë skuadër tjetër në Kosovë. “Nëse mbetem këtu, Kosovën nuk e ndërroi me asnjë tjetër, por mund ta shkojë përsëri në Shqipëri, pasi atje janë kushtet diçka më të mira dhe ne jemi disa shoqe që kemi oferta nga atje. Natyrisht se synimi kryesor është që karrierën ta vazhdojë në Gjermani apo në shtetet skandinave ku futbolli është shumë më cilësor dhe ku ka kushte për të përparuar, shprehet kjo futbolliste, e cila ka afro tre vite që është anëtare e përfaqësueses së Shqipërisë. “Përvoja nga ndeshjet në fanellën e kombëtares janë të paharrueshme. Kemi zhvilluar gara në grupin paraeliminator ku dolëm në vendin e dytë. Ishim në grup me Maltën, Lituaninë dhe Letoninë. Tash jemi në grup eliminator me Norvegjinë, Portugalinë, Belgjikën, Holandën, Greqinë”.
Suada Jashari sikur nuk dëshiron të flas për humbjet. “Humbja është ajo që e urrej, është diçka e padurueshme për mua. Mbase jam mësuar me fitore të shpeshta kur isha në skuadrën e Kosovës dhe kur nuk kishim konkurrencë këtu. Humbja më e hidhur ka qenë në fanellën e Juban Danja kur kemi zhvilluar ndeshjen vendimtare për titull kundër Adës dhe jam ndier shumë keq”, i kujtohet mirë Suadës. Në pyetjes se çka i ka sjell futbolli, ajo thotë: ”shumëçka, kënaqësi, shoqëri më ta madhe, udhëtime të shpeshta, përvoja të reja dhe të shumta me njerëz të ndryshëm nga të gjitha anët”. Ndihet keq kur e sheh se futbolli i femrave injorohet nga të gjithë.
“Si këtu ashtu edhe në Shqipëri është pothuajse mentaliteti i njëjtë sa i përket futbollit të femrave. Në Shqipëri pas fitores ndaj Greqisë diçka po lëviz për të mirë, kurse këtu asgjë. Nëse meshkujt e fitojnë titullin ka shpërblim, kurse për femra kjo nuk diskutohet fare”. Loja e futbollit i merr shumë kohë dhe për këtë është e ndërgjegjshme edhe kjo futbolliste, e cila as mësimet nuk i lë anash. ‘Natyrisht se kemi edhe kohë të lirë, të cilën e kaloj kryesisht me shoqe, dal edhe në mbrëmje por jo aq shpesh. Tash nuk kemi gara, por unë jam e detyruar të bëj ushtrime pasi në shkurt kemi gara me Shqipërinë dhe ne duhet të jemi të gatshme. Për këtë arsye me disa shoqe dal në Gërmi, por edhe në fitnes në mënyrë që të mos e humbin formën dhe përgatitjen fizike”.
Nuk mendon se femrat që merren me futboll janë të ashpra edhe në jetën e përditshme duke thënë se “pamja e jashtme mund të mashtrojë, por njeriun duhet njohur nga brendia për ta vlerësuar drejtë”. Suada nuk dëshiron ta imitojë asnjë futbolliste pasi dëshiron të jetë vetvetja, por e pranon se ka idhull në këtë lojë. “Kuptohet se Fatmire Bajramaj është idhulli im. Ka pasur fatin që me kohë të largohet dhe të shkojë në Gjermani ku ka bërë karrierë. Po të kishim kushte edhe këtu do të dilnin shumë Fatmire të tjera. Po e përmendi Qëndresa Krasniqin e Prishtinës, por ka futbolliste cilësore dhe në Kosovë, Trepçë dhe ndonjë skuadër tjetër”.
Në lojë më së shumti përshtatet me Albina Rrahmanin, Xhemile Berishën e Lavdije Begollin për të cilat thotë se ia bëjnë më të lehtë punën dhe arritjen sa më lehtë te goli. Nuk e mendon ndarjen nga loja e futbollit. “Jo, do të luaj derisa të mundem, madje edhe pas ndarjes nga loja aktive do të merrem me lojën e futbollit pavarësisht se a do të jem trajnere apo menaxhere”, thotë mesfushorja e krahut.
Si e vogël ka luajtur me meshkuj
Përparimin e saj në karrierën si futbolliste e ka ndihmuar loja kundër meshkujve, qysh si e vogël. Kjo ka qenë inspirimi saj për të arritur diku. “E di se kur isha e vogël para shtëpisë kam luajtur me djemtë e lagjes sime. Kjo ka bërë që të jem e vendosur të luaj si djemtë dhe bëhem futbolliste, të kem një karrierë prej një futbollisteje”. “Më pas kam dëgjuar se ka një klub për femra në Prishtinë, Kosova dhe një trajner i mirë, Halil Sadiku”.
Fitorja më e ëmbël kundër Greqisë
Ndeshja kundër Greqisë i ka mbetur në kujtesë Suadës. “Për dallim nga ndeshjet tjera, me Greqinë ishte më ndryshe. Kishim një inat të madh. Kur kishim luajtur miqësore në Greqi, nuk na kishin pritur mirë. Na kanë dërguar në një vend jo të përshtatshëm, por edhe na kanë bërë me hile gjatë ndeshjes. Për këtë arsye në Tiranë ishim të vendosura që t’i mposhtim dhe këtë e arritëm duke shënuar fitore me rezultat 1:0 dhe ky ka qenë gëzimi më i madh në futboll, jo vetëm për mua por edhe për të gjithë në Shqipëri”. /Zëri/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
![UEFA mbush ‘arkën’ e Liverpoolit me ndeshjet e fituara në Ligën e Kampionëve](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/Liverpool-2-380x233.jpg)
UEFA mbush ‘arkën’ e Liverpoolit me ndeshjet e fituara në Ligën e Kampionëve
![Lindon Emërllahu ishte transferimi më i shtrenjtë në Superligën e Rumanisë në afatin e dimrit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/horvath-tamas-01-1-scaled-1-scaled-e1739279692866-380x233.jpg)
Lindon Emërllahu ishte transferimi më i shtrenjtë në Superligën e Rumanisë në afatin e dimrit
![Erik ten Hagut i ofrohet një mundësi fantastike për t’u rikthyer si trajner, katër muaj pasi u shkarkua nga Man United](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/ten-hag-5-380x233.jpg)
Erik ten Hagut i ofrohet një mundësi fantastike për t’u rikthyer si trajner, katër muaj pasi u shkarkua nga Man United
![Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/ancelotti-5-780x439.jpg)
Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon
![Ishte afër kalimit në Ligën Premier, lojtari kroat përjashtohet për katër vite nga futbolli](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Mario-Vuskovic-780x439.jpeg)
Ishte afër kalimit në Ligën Premier, lojtari kroat përjashtohet për katër vite nga futbolli
![Gjiganti evropian kontaktoi Viniciusin pasi refuzoi kontratën e re me Real Madridin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Is-this-Vinicius-farewell-tour-780x439.jpg)
Gjiganti evropian kontaktoi Viniciusin pasi refuzoi kontratën e re me Real Madridin
![Gjyqtari legjendar italian, Collina kërkon ndryshimin e rregullit të goditjes së penalltisë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Collina-780x439.jpg)
Gjyqtari legjendar italian, Collina kërkon ndryshimin e rregullit të goditjes së penalltisë
![Paul Pogba mund t'i bashkohet klubit të njohur italian](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/pogba-1-780x439.jpg)
Paul Pogba mund t'i bashkohet klubit të njohur italian
![Sonte në një stadium të kategorisë së dytë luhet Liga e Kampionëve - gjendja e fushës i ka shqetësuar të gjithë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/stadiumi-1--780x439.jpg)
Sonte në një stadium të kategorisë së dytë luhet Liga e Kampionëve - gjendja e fushës i ka shqetësuar të gjithë
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-2025-780x439.jpg)
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
![Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eugen-dnv-780x439.jpg)
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
![Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-92-780x439.jpg)
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi
![Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/imer-mushkolaj-780x439.jpg)
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
![Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ylli-hoxha-780x439.jpg)
Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë
![Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/fushata-subjektet-1-780x439.jpg)
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht