Lojtarë shqiptarë që luajnë me skuadrat e mëdha evropiane janë disa nëse do të rrëmosh në historinë e futbollit shqiptar, por ata që dinë të drejtojnë janë të paktë apo mund të themi se është vetëm një, Igli Tare.
Veçse një nga sulmuesit më të suksesshëm të kombëtares kuqezi, Igli Tare është edhe një nga drejtuesit e suksesshëm të Lazios prej rreth një dekade. E sigurisht me gjithë uljet e ngritjet duket e qartë se emri i Igli Tares përmendet shpesh si një nga figurat që mund të kontribuojë për të ngritur futbollin shqiptar, falë kësaj eksperience të madhe që ka fituar nën drejtimin e një prej skuadrave më të mëdha të Serisë A. Dhe vetë Igli e ndjen si detyrim një gjë të tillë dhe me sa duket është i gatshëm për t’i ardhur në ndihmë futbollit shqiptar.
“Unë e kam shprehur gjithmonë dëshirën time që ndoshta një ditë përvojën time të mbledhur në Itali dhe Gjermani ta vija në shfrytëzim të futbollit shqiptar, jo për ambicie personale, por thjesht duke thënë se ka ish-lojtarë të kombëtares që kanë potencial për të qenë në role drejtuese në federatë. Besoj që një nga prioritetet e federatës dhe qeverisë duhet të jetë që t’i jepet përparësi këtyre njerëzve. Edhe unë nuk e shoh veten jashtë këtij projekti sepse dëshira ime do të ishte që të jepja kontributin tim”, thotë Tare.
E megjithatë, në prag të zgjedhjeve të përgjithshme për organin më të lartë të futbollit tonë, Federatës Shqiptare të Futbollit, Igli Tare duket se edhe në këto zgjedhje nuk është i gatshëm dhe përpara kandidimit për kreun e FSHF-s, zgjedh vazhdimin e kontratës si drejto i Lazios, transmeton tch.
“Nuk kam asnjë objektiv dhe nuk pres asnjë ofertë sepse në këtë moment kam një projekt timin në Itali dhe kam një projekt ose një kontratë akoma të gjatë me Lazion”, thotë Drejtori i bardhekaltërve.
Dhe duke iu larguar atmosferës jo dhe shumë festive të zgjedhjeve të vitit të ardhshëm, Igli Tare si një menaxher i aftë dhe një drejtues me eksperiencë i një klubi të madh, bën një analizë të shkurtër për paraqitjen e kuqezinjve në eliminatoret e Brazilit.
“Nuk ka ekuilibër asnjëherë në ambientin që rrethon skuadrën kombëtare sepse një fitore që është një fitore e madhe e arritur në fushë interpretohet me shumë euforizëm dhe entuziazëm duke harruar realitetin. Po ta krahasoja me gjeneratën time ka diferencë shumë të madhe. Forca e grupit aktual nuk është individi por është grupi. Me punën që është bërë në këto 2 vite është për të dhënë shpresë”, thotë Tare.
Aktualisht në përbërjen e skuadrës laciale gjenden 3 lojtarë të përfaqësueses shqiptare, Lorik Cana, Etrit Berisa dhe Tomas Strakosha. Sa i përket thashethemnajave për interesimin e skuadrës italiane për Ergys Kaçen apo edhe Mërgim Mavrajn Igli Tare sqaron.
“Ka qenë diskutuar edhe Mavraj që do të ishte pjesë e Lazios. Nuk kam patur asnjë interes as për Mavrajn dhe as për Kaçen”, thotë ish-sulmuesi i kuqezinjve.
Dhe këtë herë, ashtu siç bën në punën e tij, tek Lazio edhe ndaj De Biasit, nëse nuk i vendos dot një kusht, pasi nuk ja lejon pozicioni, të paktën i propozon atyre që vendosin, se në këtë erë të dytë të trajnerit italian objektivi është i qartë.
“Tashmë nuk është një diçka që duhet ta njohësh nga fillimi, ke përvojën, njeh realitetin dhe përvojën e skuadrës dhe nëse duhet të flas me objektiva të qarta besoj që këtë herë të paktën të jemi në 3 skuadrat e para të grupit”, thotë Tare. /Tribuna/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
![Man City fiton betejën e madhe ligjore ndaj Ligës Premier – kjo e çon kampionatin në kaos](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-14-221655-380x233.jpg)
Man City fiton betejën e madhe ligjore ndaj Ligës Premier – kjo e çon kampionatin në kaos
![Shitja e Viniciusit për shifrën rekorde? Reali përgatit transferimet më të mëdha në historinë e futbollit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/vinicius-perez-380x233.png)
Shitja e Viniciusit për shifrën rekorde? Reali përgatit transferimet më të mëdha në historinë e futbollit
![Dështoi keq tek Man Utd, Amorim shpjegon pse Antony po shkëlqen tek Real Betisi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-14-211553-380x233.jpg)
Dështoi keq tek Man Utd, Amorim shpjegon pse Antony po shkëlqen tek Real Betisi
![Futbollisti i cili ishte pjesë e](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/guo-jiaxuan-780x439.png)
Futbollisti i cili ishte pjesë e "skuadrës speciale" të Bayern Munichut pëson vdekje cerebrale nga lëndimi në kokë
![Një rivalitet i ri i madh po lind në Evropë dhe ja sa larg do të jenë stadiumet e tyre](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/s-780x439.png)
Një rivalitet i ri i madh po lind në Evropë dhe ja sa larg do të jenë stadiumet e tyre
![Lajmi tragjik trondit komunitetin e boksit, John Cooney vdes shtatë ditë pas duelit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/cooney-780x439.png)
Lajmi tragjik trondit komunitetin e boksit, John Cooney vdes shtatë ditë pas duelit
![Katër sulmuesit që mund të nënshkruajnë për Arsenalin pas lëndimit të Havertz](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/arteta-3-780x439.jpg)
Katër sulmuesit që mund të nënshkruajnë për Arsenalin pas lëndimit të Havertz
![Deco konfirmon se lojtari i Barcelonës kërkoi personalisht transferimin në Arabinë Saudite](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-14-172122-780x439.jpg)
Deco konfirmon se lojtari i Barcelonës kërkoi personalisht transferimin në Arabinë Saudite
![Tyson Fury ka filluar një 'punë të re' disa javë pasi u pensionua nga boksi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/fury-780x439.png)
Tyson Fury ka filluar një 'punë të re' disa javë pasi u pensionua nga boksi
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Në momentin kur i afrohet Egli Tako - Gjesti largohet nga tavolina](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-80-780x439.jpg)
Në momentin kur i afrohet Egli Tako - Gjesti largohet nga tavolina
![Ish-shoku për Gjestin: Është mosmirënjohës, injorant i fëlliqur - për katër vjet ia kam paguar qeranë e i kam dhënë bukë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/collage-1-8-780x439.jpg)
Ish-shoku për Gjestin: Është mosmirënjohës, injorant i fëlliqur - për katër vjet ia kam paguar qeranë e i kam dhënë bukë
![Vrasja në Skenderaj, vëllai i viktimës: I kanë thanë zhveshu në mes lokalit, kanë deshtë me çnjerëzu, tani e kanë vra me 14 plumba](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/image-2025-02-13T181326.250-780x439.jpg)
Vrasja në Skenderaj, vëllai i viktimës: I kanë thanë zhveshu në mes lokalit, kanë deshtë me çnjerëzu, tani e kanë vra me 14 plumba
![“Shkëmbim territoresh” – ish-këshilltari i Trumpit flet për rrezikun Kosovë-Serbi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/John-Bolton-780x439.jpg)
“Shkëmbim territoresh” – ish-këshilltari i Trumpit flet për rrezikun Kosovë-Serbi
![Analiza e ekspertit amerikan për ndryshimet e Trumpit: Serbia do të bëjë përpjekje për territore në BeH dhe Kosovë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/231231231213231231-780x439-1.jpg)
Analiza e ekspertit amerikan për ndryshimet e Trumpit: Serbia do të bëjë përpjekje për territore në BeH dhe Kosovë
![Plaçkitën 4 milionë euro në një bankë në Greqi, dy shtetas nga Kosova në kërkim](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/foto-ilustruseee-780x439.jpg)
Plaçkitën 4 milionë euro në një bankë në Greqi, dy shtetas nga Kosova në kërkim