LAJMI I FUNDIT:

Rexha: Duraku, trajner për fëmijë

Rexha: Duraku, trajner për fëmijë

I shtyrë nga deklaratat e kryetrajnerit të Trepçës ’89, Fahredin Duraku, i cili dje për gazetën tonë e ka kritikuar paraqitjen e sulmuesit Kastriot Rexha, duke thënë ndër të tjera se është larguar edhe nga Shqipëria për shkak të lëndimit, dje ka reaguar futbollisti Kastriot Rexha, i cili i hedh poshtë këto, duke thënë se nuk janë të vërteta.

“Jam i befasuar me atë çka ka thënë Duraku, por nuk çuditem pasi ai është pika më e dobët në skuadrën e Trepçës ’89. Ai edhe tani po thotë se nuk ka folur për mua. Asnjë trajner nuk ka marr më pak pikë në këtë skuadër sesa Duraku gjatë pjesës vjeshtore. Shumë më mirë i ka pasur punët Trepça ’89 me trajnerët Gani Sejdiun e Arsim Abazin dhe jam i bindur se po të ishin ata ende në klub do të kishim më shumë suksese dhe nuk do të gjendeshim në pozitë çfarë është sot Trepça ‘89”, shprehet ish-sulmuesi i Vllaznisë së Shkodrës, Kastriot Rexha, i cili në vjeshtë ishte pjesë e Trepçës’89.

“Mund të them se Fahredin Duraku vetëm figuron si trajner në bankinë pasi nuk vendos për asgjë. Ai vetëm mund t’i kryej stërvitjet dhe asgjë më shumë. Nuk e ka përvojën e duhur dhe mund të jetë i mirë për stërvitje me fëmijë apo ndihmës i ndonjë trajneri tjetër, por kurrë një trajner i mirë”, shprehet Kastriot Rexha, i cili u largua nga skuadra e “minatorëve” pas stinorit vjeshtor, ndonëse edhe gjatë kësaj kohe nuk kanë munguar golat. Në fakt, Rexha në vjeshtë ka shënuar 8 gola për Trepçën ’89, pra vetëm një gol më pas se Astrit Fazliu i Ferizajt. /Zëri/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Barcelona ka refuzuar nënshkrimin me dy yjet e mëdhenj evropianë

Barcelona ka refuzuar nënshkrimin me dy yjet e mëdhenj evropianë

La Liga
Avantazh i madh për Real Madridin për ndeshjen kthyese: Ylli i Man Cityt nuk luan në Bernabeu

Avantazh i madh për Real Madridin për ndeshjen kthyese: Ylli i Man Cityt nuk luan në Bernabeu

Liga e Kampionëve
U tha se fiton mbi tre milionë euro për ta mbrojtur Messin - truproja e argjentinasit mes thirrjeve për ndihmë në profesion mohon zërat

U tha se fiton mbi tre milionë euro për ta mbrojtur Messin - truproja e argjentinasit mes thirrjeve për ndihmë në profesion mohon zërat

Ligat tjera
Real Madridit iu ofrua audio nga VAR-i për ndërhyrjen brutale ndaj Mbappes në ndeshjen ndaj Espanyolit

Real Madridit iu ofrua audio nga VAR-i për ndërhyrjen brutale ndaj Mbappes në ndeshjen ndaj Espanyolit

La Liga
Antony po e dashuron jetë në Spanjë: Vendos statistikë të re te Real Betisi që nuk kishte ndodhur që 12 vite

Antony po e dashuron jetë në Spanjë: Vendos statistikë të re te Real Betisi që nuk kishte ndodhur që 12 vite

La Liga
'Dridhet' Real Madridi: PSG me ofertë mahnitëse për Vinicius Junior

'Dridhet' Real Madridi: PSG me ofertë mahnitëse për Vinicius Junior

Ligue 1
Kalo në kategori