LAJMI I FUNDIT:

Trajnerët e 2 Korrikut në Ajax

Trajnerët e 2 Korrikut në Ajax

2 Korriku do të hyjë me ‘këmbën e djathtë’ në vitin 2014. Kjo pasi klubi prishtinas në fillim të janarit do ta bëjë një hap edhe më të madh drejt ngritjes së profesionalizmit. Në fakt, klubi nga lagja Tophane do t’i dërgojë jashtë vendit trajnerët e saj për ta ndjekë një trajnim shumë të rëndësishëm, ashtu siç pati paralajmëruar Arena muaj më parë.

Siç dihet, 2 Korriku e ka filluar fazën e parë të bashkëpunimit me gjigantin holandez, Ajaxin. Kampioni i shumëfishtë holandez ua ka hapur dyert trajnerëve të klubit kosovar për të marrë mësim nga trajnerët profesionist të tij. Gazeta Arena ka mësuar se tetë trajnerë të 2 Korrikut më 16 janar do të udhëtojnë drejt Amsterdamit për ta ndjekë një trajnim në ‘Amsterdam Arena’.

“Tetë trajnerë të 2 Korrikut, të prirë nga Arsim Thaçi, prej 16 deri më 21 janar do të trajnohen në Amsterdam nga trajnerët më të mirë të Ajaxit”, tha një burim i gazetës. /Tribuna/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Futbollisti i cili ishte pjesë e

Futbollisti i cili ishte pjesë e "skuadrës speciale" të Bayern Munichut pëson vdekje cerebrale nga lëndimi në kokë

Ligat tjera
Një rivalitet i ri i madh po lind në Evropë dhe ja sa larg do të jenë stadiumet e tyre

Një rivalitet i ri i madh po lind në Evropë dhe ja sa larg do të jenë stadiumet e tyre

Ligue 1
Lajmi tragjik trondit komunitetin e boksit, John Cooney vdes shtatë ditë pas duelit

Lajmi tragjik trondit komunitetin e boksit, John Cooney vdes shtatë ditë pas duelit

Boks
Katër sulmuesit që mund të nënshkruajnë për Arsenalin pas lëndimit të Havertz

Katër sulmuesit që mund të nënshkruajnë për Arsenalin pas lëndimit të Havertz

Premier League
Deco konfirmon se lojtari i Barcelonës kërkoi personalisht transferimin në Arabinë Saudite

Deco konfirmon se lojtari i Barcelonës kërkoi personalisht transferimin në Arabinë Saudite

La Liga
Tyson Fury ka filluar një 'punë të re' disa javë pasi u pensionua nga boksi

Tyson Fury ka filluar një 'punë të re' disa javë pasi u pensionua nga boksi

Boks
Kalo në kategori