Presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës (KOK), Besim Hasani, është shprehur i kënaqur me të arriturat e sportisteve të vendit tonë për vitin që është në ikje.
I pari i KOK-ut, në një intervistë për KosovaPress”, ka thënë se vendi ynë duhet të krenohet me të arriturat e sportisteve tonë, sidomos në rrafshin ndërkombëtar.
Sipas Hasanit, medalja e artë e fituar nga xhudistja jonë, Majlinda Kelmendi bën që vendi ynë të ndihet krenar. Ai thotë se edhe të arriturat tjera të sportisteve tonë në arenën ndërkombëtare nuk duhet lënë anash.
“Konsideroje se ka të arritura që mund të krenohet komunitetit i sportit dhe mund të krenohet e terë Kosova, sepse është një vit kur Kosova për herë të parë fitoj medaljen e artë botërore (Majlinda Kelmendi në Botërorin e xhudos), por Kosova ka fituar edhe shumë medalje tjera në arenën ndërkombëtare. Janë njohur dy federata olimpike nga federata përkatëse ndërkombëtare. Është rregulluar statusi i sportistit, me gjasë do të rregullohet edhe statusi i Komitetit Olimpike dhe i federatave sportive në kuptimin e rregullimit të çështje financiare, njëra prej defekteve që e ka karakterizuar sportin e Kosovës. Ka edhe të arritura të tjera të shumta të cilat besoj se në hap do të bëhet edhe më mirë, sepse tani me statusi i sportistit është rregulluar, do të rregullohet edhe statusi i trajnerit, por edhe i administratoreve të sportit”, ka thënë Hasani.
Njeriu i parë i KOK-ut, mendon se asosacionin që ai e drejton në vitin që po hyjmë do të pranohet në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar. Hasani thotë se tashmë Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret e kërkuar për pranin në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar.
“Konsideroj se ne i kemi përmbushur kriteret, sepse ata kërkojnë që se paku pesë federata olimpike të jenë të anëtarësuar në federata përkatëse ndërkombëtare dhe në këtë e kemi arritur, sepse ne tani kemi 12 federata të pranuar. Thuhet se Komiteti Olimpike i cili aplikon për njohje në Komitetin Olimpikë Ndërkombëtar, duhet të jetë shteti i pavarur dhe i njohur nga komiteti ndërkombëtare. Ne konsiderojmë se e kemi përmbushur edhe këtë kriter, sepse kemi 105 shtete që tani e kanë njohur Kosovën, dhe tani është në duart e Komitetit Olimpik respektivisht të Bordit Ekzekutiv të Komitetit Olimpik Ndërkombëtare që të procedojë për pranimin e Komitetit Olimpik të Kosovës, dhe çdo logjike e thotë se në vitin e ardhshëm Komiteti Olimpik i Kosovës duhet të njihet nga Komitetit Olimpikë Ndërkombëtar”, ka theksuar Hasani.
Ai ka folur edhe për Lojërat Olimpike “Rio 2016”. Hasani është i bindur se Kosova në Olimpiadën e ardhshme do të përfaqësohet me 5 deri në 10 sportist.
“Unë besoj se me rregullimin e statusit të sportistit është bërë një stimulim i jashtëzakonshëm edhe për sportistët dhe sportistet e Kosovës, por edhe për trajnerët e tyre, sepse ata marrin shpërblime për çdo medalje të arritur në nivelin evropian, botëror dhe olimpik, dhe kur edhe trajneri edhe sportisti arrin moshën 45 vjeçare ata do të kenë mbështetje të përhershme që nën kupton pension për terë jetën e tyre dhe është një kriter i përmbyllur për mrekulli. Unë konsideroj se tani më sportistet dhe trajnerët duhet të punojnë me seriozisht për të arritur këtij qëllimi. Realisht kjo është një bazament i mirë për të punuar më tepër dhe besoj se Kosova normën olimpike do ta arrijë me 4-5 pesë sportist dhe do të ftohen edhe 4-5 të tjerë, kështu që Kosova mund të përfaqësohet me 5 deri në 10 sportist Lojërat Olimpike Rio 2016”, ka përfunduar Hasani.
Ai beson se viti që po hyjmë do të jetë edhe me produktiv për sportin e vendit tonë, veçmas në rrafshin ndërkombëtar. /KP/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFutbollisti i cili ishte pjesë e "skuadrës speciale" të Bayern Munichut pëson vdekje celebrale nga lëndimi në kokë
Lajmi tragjik trondit komunitetin e boksit, John Cooney vdes shtatë ditë pas duelit
Një rivalitet i ri i madh po lind në Evropë dhe ja sa larg do të jenë stadiumet e tyre
U mendua se vetëm një ndeshje, mësohet dënimi që Liga Premier ia ka dhënë Arne Slotit
Deco konfirmon se lojtari i Barcelonës kërkoi personalisht transferimin në Arabinë Saudite
Barcelona e gatshme të ‘luftojë’ me Atletico Madridin për sulmuesin e Ligës Premier
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
Në momentin kur i afrohet Egli Tako - Gjesti largohet nga tavolina
Ish-shoku për Gjestin: Është mosmirënjohës, injorant i fëlliqur - për katër vjet ia kam paguar qeranë e i kam dhënë bukë
Vrasja në Skenderaj, vëllai i viktimës: I kanë thanë zhveshu në mes lokalit, kanë deshtë me çnjerëzu, tani e kanë vra me 14 plumba
“Shkëmbim territoresh” – ish-këshilltari i Trumpit flet për rrezikun Kosovë-Serbi
Analiza e ekspertit amerikan për ndryshimet e Trumpit: Serbia do të bëjë përpjekje për territore në BeH dhe Kosovë
Plaçkitën 4 milionë euro në një bankë në Greqi, dy shtetas nga Kosova në kërkim