LAJMI I FUNDIT:

Florent Osmani i bashkohet KF Shkupit

Florent Osmani i bashkohet KF Shkupit

KF Shkupi edhe pse vazhdon të jetë në pushim zyrtarë, kryesia e klubit si duket nuk e ka ndërmeend të pushojë, duke vazhduar të sjellë përforcime në radhët e saja.

Përforcimi i fundit që ka afruar në skuadër kryetari i klubit Ejup Ademi dhe trajneri Zekerija Ramadani është sulmuesi Florent Osmani, i cili vjen si përforcim nga Liga e Parë, pasi që ishte pjesë e KF Gostivari.

“Jemi të kënaqur që kemi arritur të bëjmëpër vete një futbollist me shumë përvojë dhe me tipare të veçanta në kampionatin tonë. Florenti është sulmues i mirë dhe ne kemi pasë nevojë për shërbimet e një sulmuesi “shkatërrues”, është shprehur Ramadani.

Të përkujtojmë se Florent Osmani kohë më parë kishte ardhur te KF Shkupi, por shkaku i dokumentacionit nuk kishte arritur të nënshkruar kontratë me bardhë e kaltërit nga Çairi. Kontrata e Shkupit dhe Osmanit do të jetë në kohëzgjatje 18 muajshe, me mundësi për ta vazhduar atë edhe në të ardhmen, transmeton portalb.


“Mendoj se pikërisht tani është momenti kur duhet të tregojmë dhe të japim më të mirën për KF Shkupi. Nuk ka dyshim se të luash për një skuadër me përvojë dhe me shumë traditë futbolli, e mbi të gjitha me një publikë siq janë “Shvercerat Shkup”, është privilegj për cilindo futbollist. Shpresoj që shumë shpejt të jap më të mirën prejvetes, pasi që unë kohë më parë isha ambientuar te skuadra”, tha Osmani mes tjerash.

Florent Osmani është një nga futbollistët që ka luajtur me shumë ekipe në kampionatin e Maqedonisë, atë të Kosovës dhe Shqipërisë. /Tribuna/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Futbollisti i cili ishte pjesë e

Futbollisti i cili ishte pjesë e "skuadrës speciale" të Bayern Munichut pëson vdekje cerebrale nga lëndimi në kokë

Ligat tjera
Një rivalitet i ri i madh po lind në Evropë dhe ja sa larg do të jenë stadiumet e tyre

Një rivalitet i ri i madh po lind në Evropë dhe ja sa larg do të jenë stadiumet e tyre

Ligue 1
Lajmi tragjik trondit komunitetin e boksit, John Cooney vdes shtatë ditë pas duelit

Lajmi tragjik trondit komunitetin e boksit, John Cooney vdes shtatë ditë pas duelit

Boks
Katër sulmuesit që mund të nënshkruajnë për Arsenalin pas lëndimit të Havertz

Katër sulmuesit që mund të nënshkruajnë për Arsenalin pas lëndimit të Havertz

Premier League
Deco konfirmon se lojtari i Barcelonës kërkoi personalisht transferimin në Arabinë Saudite

Deco konfirmon se lojtari i Barcelonës kërkoi personalisht transferimin në Arabinë Saudite

La Liga
Tyson Fury ka filluar një 'punë të re' disa javë pasi u pensionua nga boksi

Tyson Fury ka filluar një 'punë të re' disa javë pasi u pensionua nga boksi

Boks
Kalo në kategori