LAJMI I FUNDIT:

Prishtina mund të dënojë futbollistët dhe shtabin teknik

Prishtina mund të dënojë futbollistët dhe shtabin teknik

Humbja në Pozhoran ndaj Vllaznisë, nuk do të kalojë pa pasoja për futbollistët dhe shtabin teknik të klubit të Prishtinës. Kryesia ‘bardhekaltër’ do të mblidhet gjatë ditëve në vijim, ku me shumë gjasë do të shqiptoj dënim për ta. Një gjë të tillë e konfirmoi për gazetën Arena nënkryetari i klubit, Afrim Muçiqi.

“Eliminimi nga kupa dhemb. Do të mbajmë një takim me kryesinë e klubit, ku do të ndërmarrim masa. Me shumë gjasë, futbollistët dhe shtabi teknik do të dënohen. Një gjë e tillë mund të bëhet në baza financiare”, deklaroi ai, duke konfirmuar se nuk do të ketë ndonjë shkarkim të mundshëm të trajnerit Afrim Tovërlani.

Të kujtojmë që Prishtina pas 120 minutave lojë me Vllazninë luajti baras, 0:0. Ata humbën pas penalltive, 4:3. /Tribuna/Telegrafi/