LAJMI I FUNDIT:

Flamurtari prishtinas në disiplinore, nuk i pagoi arbitrat

Flamurtari prishtinas në disiplinore, nuk i pagoi arbitrat

Veç këtij vendimi, të gjitha vendimet tjera të komisarit të garave kanë të bëjnë me kartonat e kuq që janë ndarë këtë javë.

Flamurtari i Prishtinës nuk ka para as për të paguar obligimet financiare ndaj zyrtarëve të ndeshjeve të futbollit. Kjo është zbuluar nga vendimi i komisarit të Garave në Federatën e futbollit të Kosovës, Ismet Ahmeti ka dërguar në procedurë disiplinore skuadrën e Flamurtarit për shkak të, siq thuhet, mos përmbushjes së obligimeve ndaj personelit zyrtar të ndeshjes së javës se 14 të Ligës së Parë Flamurtari-Vëllaznimi e zhvilluar në Prishtinë.

Nga vendimet e tjera të komisarit të garave, janë dërgoi në komisionin disiplinor edhe futbollistët e ndëshkuar me kartonin e kuq si: Kushtrim Mushica (Prishtina), Shpëtim Zharra (Besa) e Armend Ruxhi (Liria), pastaj trajnerit të parë të Drenicës, Bekim Xani për tentim të sulmi dhe ofendime banale gjatë ndeshjes me Trepçën ’89, si dhe drejtorin e KF Hajvalia, Ali Ajeti i cili bëri detyrën e përgjegjësit për siguri në ndeshjen me Ferizaj. /Sporti1/Telegrafi/