LAJMI I FUNDIT:

Ferronikeli dënon futbollistët

Ferronikeli dënon futbollistët

I dënuan muajin e kaluar, do t’i dënojnë edhe këtë muaj. Për shkak të rezultateve shumë të dobëta, futbollistët e Feronikelit sipas të gjitha gjasave nuk do të marrin pagat komplete të muajit tetor. Një gjë të tillë e konfirmoi për gazetën Arena drejtori i skuadrës nga Drenasi, Arton Berisha.

“Kur lojtarët nuk luajnë mirë, ne normalisht që ndërmarrim masa. Jemi duke diskutuar që t’ua heqim një pjesë të konsiderueshme të pagës së muajit tetor, të cilën nuk e kanë marrë ende. Gjithsesi, për një gjë të tillë do të diskutojmë edhe në ditët e ardhshme”, deklaroi Berisha.

Ndryshe, rezultatet e dobëta të Feronikelit këtë edicion nuk janë ndalur as pas ardhjes së Ramiz Krasniqit në krye të skuadrës. ‘Nikli’ momentalisht zë vendin e fundit në tabelë me 11 pikë të tubuara. Këtë javë, kjo skuadër pret në ‘Bajram Aliu’ Hajvalinë. /Tribuna/Telegrafi/