Përderisa futbolli në botë çdo herë e më shumë po rritet dhe po ofron spektakle, në Kosovë po ndodh e kundërta. Futbolli kosovar çdo herë është më keq. Ish- yjet e futbollit kosovar e bëjnë një krahasim lidhur me futbollin e pasluftës me këtë të sotmin. Sipas tyre kriza financiare po e bën të veten, por edhe cilësia është nën nivelin që mund t’i tërheqë donatorët të investojnë në futboll. Dikur ka pasur futboll edhe pa para, e sot mungojnë edhe njëra, por edhe tjetra.
“Gjithkush mund të thotë se është puna tek paratë. Sigurisht ashtu është, pasi që një futbollist që paguhet me 200-250 euro nuk mund të tregojë cilësi. Në kohën tonë jemi paguar më mirë, financiarisht kemi qëndruar më mirë dhe ajo e ka bërë që futbolli i sotëm të jetë shumë më i keq se ai i asaj kohe”, tha Sunaj Keçi, i cili gjithsesi nuk e lë gjithë fajin tek pagesa. “Nëpër klube nuk punohet me profesionalizëm.
Vrapohet shumë pak në një ndeshje, për të mos thënë lojtarët ecin nëpër fushë. E dëgjova trajnerin e Llamkos Kosovës, Ismet Munishi kur deklaroi se ai në skuadër ka 5-6 futbollistë që mund të luajnë në Evropë, e unë nuk pajtohem me këtë. Duhet të shikosh se çfarë futbolli luhet në Evropë, e çfarë këtu, e pastaj të thuash a kemi lojtarë a jo”, tha ish-futbollisti i Prishtinës dhe shumë skuadrave tjera evropiane, sipas të cilit as krahasimet me futbollin shqiptar nuk janë të sakta.
”Unë kam qenë një kohë zëvendëstrajner në Shqipëri dhe e di se si punohet dhe sa është i përgatitur një futbollist i kampionatit shqiptar me këta të Kosovës. Ne mund t’ua lëmë fajin krejt parave, por duhet të dihet se nuk është gjithçka tek paratë. Sot mundësitë për të dëshmuar veten para skauteve të huaja janë shumë më të mëdha se në kohen tonë. Sot me 6 muaj të mirë mund të kalosh në futbollin e Shqipërisë dhe nga aty të shkosh diku më lart. Por ja që kjo nuk po ndodh, pasi që nuk ka cilësi. Ky futboll që po luhet sot me keqardhje them se është më i dobëti në histori të futbollit kosovar. Kështu nuk luhet. Vrapimet, dinamizmi, duelet janë ato që e tërheqin shikuesin, e jo sharjet e fyerjet. Pse të paguajë shikuesi 1 ose 2 euro e mos të shohë asgjë”, përfundoi Keçi. Në anën tjetër sulmuesi i njohur gjilanas, Muharrem Sahiti, pajtohet se sot futbolli është nën nivel, por ai fajin kryekëput ua lë financave.
“Në futboll atë që e investon e fiton, e jo atë që e dëshiron. Pra pa investuar nuk mund të fitosh. Pse sot dallon futbolli nga ajo kohë është se investimet atëherë kanë qenë shumë më të mira sesa sot. Donatorët e asaj kohe kanë investuar me shpresë se mund të fitojnë ndërkohë, por me këtë izolim është vështirë dhe kjo po ndikon që çdo herë e më shumë të biem në cilësi” tha Sahiti. Ndërsa për Driton Krasniqin i cili aktualisht luan tek Prishtina e i cili pati fatin të luajë edhe në kohën e pasluftës në fanellën e Prishtinës, thotë se ky futboll që është tash nuk krahasohet me atë të pasluftës.
“Atëherë entuziazmi ka qenë më i madh, pastaj financimi shumë më i mirë dhe ke pasur motiv. Tashti futbolli është shumë më i dobët, pasi që financimi është shumë i vogël dhe kjo po ndikon që futbolli kosovar të bjerë çdo herë e më poshtë”, tha kapiteni, bardhekaltër. /Zëri/Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![FIFA përjashton tri kombëtare nga Kampionati Botëror 2026](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/fifa-780x439.jpg)
FIFA përjashton tri kombëtare nga Kampionati Botëror 2026
![Superkompjuteri ka parashikuar se kush do të dalë fitues në derbin e Madridit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/real-madrid-780x439.jpg)
Superkompjuteri ka parashikuar se kush do të dalë fitues në derbin e Madridit
![Hansi Flick merr vendimin e papritur për të ardhmen e De Jong](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-08-174203-780x439.jpg)
Hansi Flick merr vendimin e papritur për të ardhmen e De Jong
![Bisedë e tensionuar mes Flick dhe yllit të Barcelonës – lojtari po konsideron largimin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-08-163306-780x439.jpg)
Bisedë e tensionuar mes Flick dhe yllit të Barcelonës – lojtari po konsideron largimin
![Pamjet e fundit nga ‘Camp Nou’ shfaqin shqetësime të mëdha për Barcelonën](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-08-171737-780x439.jpg)
Pamjet e fundit nga ‘Camp Nou’ shfaqin shqetësime të mëdha për Barcelonën
![Vazhdon shkëlqimi i Antonys në La Liga - shënon super gol te Real Betisi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/antonyyy-780x439.png)
Vazhdon shkëlqimi i Antonys në La Liga - shënon super gol te Real Betisi
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-49-780x439.jpg)
"Le ta bëjmë një marrëveshje", Zelensky i ofron Trumpit minerale të rralla në këmbim të ndihmës financiare
![Netanyahu mohon shtetin palestinez: Le ta krijojnë shtetin e tyre në Arabinë Saudite](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_20-3-780x439.png)
Netanyahu mohon shtetin palestinez: Le ta krijojnë shtetin e tyre në Arabinë Saudite
![Votimi në diasporë: A ka rrezik për manipulim në transportin e zarfeve zgjedhore?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-diaspora-780x439.jpg)
Votimi në diasporë: A ka rrezik për manipulim në transportin e zarfeve zgjedhore?
![Trump: Izraeli do t'ia dorëzojë Gazën SHBA-së pas luftimeve](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_24-5-780x439.png)
Trump: Izraeli do t'ia dorëzojë Gazën SHBA-së pas luftimeve
![Legjenda e Milanit u shkarkua nga posti i trajnerit pasi nuk e futi në lojë djalin e presidentit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/abb-780x439.jpg)
Legjenda e Milanit u shkarkua nga posti i trajnerit pasi nuk e futi në lojë djalin e presidentit
Tom Jones qëndroi me dashurinë e fëmijërisë deri në vdekjen e saj, por martesa e tyre 59 vjeçare u shoqërua me shumë tradhti