Një nga basketbollistët më të mirë dhe më me përvojë të skuadrës së KB Peja, Samir Shaptahoviç, ka mbetur i zhgënjyer nga fyerjet antishqiptare nga ana e tifozëve të skuadrës së KB Kumanovo në ndeshjen e zhvilluar të hënën në mbrëmje në palestrën sportive në Kumanovë, që i ka takuar javës së tretë të Ballkanligës (BIBL).
Ai tha se thirrjet antishqiptare kanë nisur që në fillim të ndeshjes. “Po, sharjet kanë nisur që nga fillimi i ndeshjes. Unë i dëgjoja, por jam mësuar me sharje të tilla edhe gjatë kohës kur kam luajtur në Mal të Zi. Megjithatë, në çerekun e tretë brohoritjet e tyre kundër shqiptarëve ishin tepër skandaloze dhe të padurueshme, dhe unë në një moment vendosa ta lëshoj parketin, por më ndalën bashkëlojtarët e mi. Sharje të tilla nuk kam përjetuar në ndonjë ndeshje tjetër ndërkombëtare. Nuk e di a kanë menduar se do të vijnë në Pejë, ku do t’i presë një atmosferë ferri”, deklaroi për “Lajm”, Shaptahoviçi, shkruan gazeta Lajme e Shkupit.
Sa i përket ndeshjes ai nuk ishte i disponuar shumë të flasë. “E nisëm mirë ndeshjen, por nuk qëndruam deri në fund. Kumanovo na fitoi me meritë, sepse ne nuk patëm bankinë të fortë”, shtoi Shaptahoviçi, i cili shënoi 13 pikë. Në fund, ai falënderoi tifozët shqiptarë Ilirët për mbështetjen maksimale gjatë tërë takimit.
Kujtojmë se, ndeshja Kumanovo-Peja përfundoi me rezultat 93-85. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëFIFA përjashton tri kombëtare nga Kampionati Botëror 2026
Superkompjuteri ka parashikuar se kush do të dalë fitues në derbin e Madridit
Hansi Flick merr vendimin e papritur për të ardhmen e De Jong
Bisedë e tensionuar mes Flick dhe yllit të Barcelonës – lojtari po konsideron largimin
Pamjet e fundit nga ‘Camp Nou’ shfaqin shqetësime të mëdha për Barcelonën
Vazhdon shkëlqimi i Antonys në La Liga - shënon super gol te Real Betisi
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
"Le ta bëjmë një marrëveshje", Zelensky i ofron Trumpit minerale të rralla në këmbim të ndihmës financiare
Netanyahu mohon shtetin palestinez: Le ta krijojnë shtetin e tyre në Arabinë Saudite
Votimi në diasporë: A ka rrezik për manipulim në transportin e zarfeve zgjedhore?
Trump: Izraeli do t'ia dorëzojë Gazën SHBA-së pas luftimeve
Legjenda e Milanit u shkarkua nga posti i trajnerit pasi nuk e futi në lojë djalin e presidentit
Tom Jones qëndroi me dashurinë e fëmijërisë deri në vdekjen e saj, por martesa e tyre 59 vjeçare u shoqërua me shumë tradhti