LAJMI I FUNDIT:

Menaxher zviceran në ndeshjen Hysi – Prishtina

Menaxher zviceran në ndeshjen Hysi – Prishtina

Ndeshja derbi e javës së 15-të e Superligës së Kosovës në futboll ndërmjet Hysit e Prishtinës nuk kishte zgjuar kureshtje vetëm te sportdashësit kosovarë. Kjo pasi që në Merdar kanë qenë prezent edhe menaxher zvicerian.

Mathias Walther menaxher i njohur zviceran i shoqëruar nga vëllai i Xherdan Shaqirit, Erdini, e kanë përcjell këtë ndeshje të zhvilluar në Merdarë. Burime të gazetës mësojnë se shkas i vizitës së tyre ishte mesfushori i Prishtinës, Argjend Malaj. Mesfuhshori bardhekaltër është shprehur se nuk është në dijeni për vëzhgimin e menaxherëve nga shteti helvetik.

“Unë nuk e di për kënd kanë ardhur. Mua askush asgjë nuk më ka thënë, madje për prezencën e tyre në ndeshje nga ju e morra vesh”, tha Malaj. Sido që të jetë, rezultatet e kësaj vizite gjithsesi do të dihen në ditën në vazhdim, ndërkohë që emri i Malajt kohë më parë ishte lakuar për një kalim në futbollin zviceran. /Zëri/Telegrafi/