LAJMI I FUNDIT:

Këndellet Trepça

Këndellet Trepça

Futbollistët e Trepçës janë rikthyer bindshëm me fitore të pastër, pas problemeve që patën në javën e shkuar dhe bojkotit të shumicës së futbollistëve. Ata sot me lojë të mirë, aksione të bukura dhe me shumë raste kanë qenë bindshëm më të mirë se Fushë Kosova të cilën e mundën me rezultat 3:0.

"Sot patëm një paraqitje të mirë, mirëpo nuk jam i kënaqur me referimin pasi mendoj se ka ndikuar në rezultat, ndonëse unë nuk preferoj t’i gjykoj për gjyqtarët", tha trajneri i Fushë Kosovës, Remzi Gojnovci.

Në minutën 21’ është zhbllokuar rezultati, kur Shabani në tentim për të harkuar kah këndi befason portierin mysafir 1:0. Pas disa rasteve të humbura Trepça në minutën 33’ arrin të dyfishojë epërsinë nga një kundërzbritje nëpërmjet Kurtishajt 2:0.

"Ishte debutim i suksesshëm ndonëse kam pasur stres, duke parë se Trepça po kalon një situatë të palakmueshme. Falënderoj futbollistët që bënë luftë gladiatorësh dhe me meritë fituan", tha trajneri i Trepçës Emin Ajvazi. Kurtishaj shënoi edhe një herë në minutën 72’ për rezultatin përfundimtar. /Zëri/Telegrafi/