LAJMI I FUNDIT:

Drita përforcohet me Farser

Drita përforcohet me Farser

Skuadra e Dritës në basketboll, ka arritur marrëveshje me amerikanin Jernelle Anthony Farser.

Kryetari i gjilanasve, Fazli Fazliu, tha se basketbollisti amerikan i cili luan në pozitën dy pritet shumë shpejt t’i bashkohet skuadrës.

“Kemi arritur marrëveshje me Farser dhe shumë shpejt pritet të na bashkohet. Besoj që në ndeshjen e ardhshme do të jetë i gatshëm për lojë”, u shpreh Fazliu. Drita aktualisht mbanë pozitën e tretë me 10 pikë në ETC Superligë. /Tribuna/Telegrafi/