LAJMI I FUNDIT:

Siguria, donator i Hajvalisë

Siguria, donator i Hajvalisë

Hajvalia duket se më nuk do të çajë kokën rreth financave. Kjo përshtypje është fituar, pasi që dje kjo skuadër ka arritur marrëveshje me kompaninë “Siguria” si sponzorë gjeneral i Hajvalisë për 20 muajt e ardhshëm. Lajmin e ka konfirmuar drejtori i klubit Ali Ajeti, sipas të cilët ata tashmë kanë siguruar fonde të mjaftueshme, madje edhe për përforcime.

“Dje edhe zyrtarisht kemi nënshkruar marrëveshje 20 mujore me kompaninë “Siguria” e cila është nën pronësi të Rrahim Pacollit. Me këtë marrëveshje ne kemi siguruar fondet e mjaftueshme për të përforcuar skuadrën dhe të paktën të sigurojmë mbetjen në elitën e futbollit kosovarë”, ka thënë Ali Ajeti.

Hajvalia aktualisht është në pozitë jo të mirë tabelare, derisa shpesh është folur edhe për mungesë financave, duke shkaktuar pakënaqësi të lojtarët. Por gjërat duket se kanë ardhur në vend. Këtë e dëshmon edhe fakti se ata tashmë kanë rikthyer dy senegalezët Malik Ndong dhe Mouhamadou Ndiaye të cilët sipas burimeve tona deri në qershor të vitit të ardhshëm, do të jenë nën kontratë të Hajvalisë, dhe përveç banimit ata do të marrin një pagë prej 400 euro gjatë kësaj kohe. /Zëri/Telegrafi/