LAJMI I FUNDIT:

Cabadak i lumtur për fitoren

Cabadak i lumtur për fitoren

Trajneri i Sigal Prishtinës, Ceyhun Cabadak, ka thënë se ndihet i lumtur për fitoren ndaj Trepçës me epërsi të thellë prej 28 pikëve(88-60).

Pas ndeshjes që u zhvillua mbrëmë në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, të dy trajnerët ndanë mendimet e tyre për gazetën Zëri, sa i përket rrjedhës së takimit.

" Kemi bërë disa gabime të lehta, por për neve ka qenë shumë e vështirë, pasi për një periudhë shumë të shkurtër kemi luajtur shumë ndeshje. Ne do të punojmë edhe më shumë për të mos i përsëritur gabimet që i bëmë sot. Jam i lumtur që shënuam fitore dhe shpresoj që do të vazhdojmë me këtë ritëm edhe në ndeshjet e ardhshme", tha trajneri i Sigal Prishtinës, Ceyhun Cabadak.

"Kemi luajtur kundër ekipit më të fortë në ligë dhe ekipit më profesional. Humbja me shumë pikë dallim nuk më shqetëson, pasi do të merremi vetëm me ekipin tonë. Tash ne kemi tri ndeshje si vendas dhe do të mundohemi të japim më të mirën për t’iu kthyer rezultateve pozitive", tha trajneri i Trepçës, Israel Martin.