LAJMI I FUNDIT:

Bashkimi triumfon ndaj ‘Teleboysave’

Bashkimi triumfon ndaj ‘Teleboysave’

Ndeshja më interesante e stinorit, fituesi i së cilës nuk dihej deri në momentet e fundit të takimit, u zhvillua sonte në Sezai Surroi të Prizrenit.

Bashkimi i udhëhequr nga Edin Kërveshi ka arritur të mposht RTV 21-shin në fund, me tetë pikë epërsi, 86-78. Kjo ka qenë ndeshja e parë e Arben Krasniqit si trajner i RTV 21-shit dhe ai ka luajtur me tetë lojtarë, pasi që skuadra e Teleboysave është kapluar nga lëndimet.

Sidoqoftë, ndeshja ka qenë tejet interesante dhe me duele për çdo top, ku në pjesën e parë Teleboysat kishin një epërsi të vogël, por të sigurtë ndaj prizrenasve.

Mirëpo, Bashkimi gjithçka ka arritur të ndërrojë në pjesën e dytë të takimit, duke filluar nga çereku i tretë i takimit.


Portokallëve nga Prizreni sonte gjithçka u ecte ku pesë basketbollistë kanë arritur të shënojë pikë dyshifrore. Më në fund ka shpërthyer edhe amerikani Justin Cecil i cili ka shënuar 22 pikë, duke qenë koshashënuesi më i mirë i prizrenasve si dhe më i miri i ndeshjes bashkë me Keith Gabrielin e Teleboysave.

Gjithashtu, janë dalluar edhe fundorët prizrenas, Josip Blajic dhe Valentin Spaqi, ndëra nën kosh Denis Vrsaljko ka bërë mrekullira. Blajic shënoi 12 pikë dhe regjistroi 6 asistime, derisa Spaqi 11 pikë e 6 asistime. Qendra Vrsaljko shënoi 20 pikë.

Te 21-shi i Krasniqit, i kapluar nga lëndimet u dalluan dyshja amerikane e re, Keith Gabriel dhe Tray Hampton, ndërsa këtyre nuk i mbeti mangu as Samir Zekiqi, Eris Nushi dhe i rikthyeri nga lëndimi Brandon Jenkins.

Bashkimi ka regjistruar kështu fitoren e parë ndaj një ekipi të madh këtë stinor, derisa kjo është e treta fitore për ata, e në anën tjetër Teleboysat kanë treguar se janë shumë të mirë, por mungesat e basketbollistëve si Urim Zenelaj, Elvan Iljazi dhe Ujkan Karanezi kanë ndikuar. /Tribuna/Telegrafi/