LAJMI I FUNDIT:

Llamkosi nxjerrë një pikë në Skenderaj

Llamkosi nxjerrë një pikë në Skenderaj

Ndeshje ndërmjet Drenicës dhe Llamkos Kosovës ka përfunduar pa fitues. Takimi i zhvilluar në Skenderaj, në kuadër të xhiros së katërmbëdhjetë të Superligës, ështtë përmbyllur me rezultat të barabartë 1:1.

Pjesa e parë ishte e baraspeshuar, derisa Drenica kaloi në epërsi me autogolin e Arbër Prekazit, i cili devijoj topin në portën e vetë në minutën e 32-të.

Ndërsa, rastin më të mirë për ta barazuar rezultatin e pati Semir Zeneli në minutën e 40-të, por topin nga vija fatale e portës e largoi mbrojtësi Fisnik Lushtaku, i cili shpëtoi gol të sigurt.

Edhe në pjesën e dytë ekipet zhvilluan lojë të hapur, derisa Llamkos Kosova arriti ta barazoj rezultatin në minutën e 85-të me golin e Semir Zenelit.


Pas këtij barazimi Llamkos Kosova ka përforcuar pozitën e parë me 29 pikë të tubuara, derisa Drenica është ngjitur në kuotën e 22 pikëve.

Ekipi kuqezi qe nënë takime radhazi nuk dinë për humbe. Ata kanë fituar pesë takime, derisa kanë barazuar katër here. /Express/Telegrafi/

Raiffeisen Superliga, Xhiroja e 14-të:

E mërkurë

Besa-Trepça
Trepça’89-Prishtina
Fushë Kosova-Hajvalia
Feronikeli-Hysi

E enjte

Ferizaj-Drita