LAJMI I FUNDIT:

Luajnë pa para për të mos e shuar klubin

Luajnë pa para për të mos e shuar klubin

Skuadra e Trepçës në hendboll në konkurrencën e meshkujve është duke kaluar në një formë të mirë duke u renditur në pozitën e gjashtë me gjashtë pikë të tubuara, përkundër problemeve të shumta që patën gjatë këtij stinori me palestër.

Trajneri i skuadrës mitrovicase, Florent Beqiri bëri të ditur për Arena se nga fillimi i sezonit janë duke luajtur pa të holla. “Që nga fillimi i sezonit kemi menduar të vazhdojmë të luajmë pa të holla, pasi nuk kemi pasur kryesi. Fillimisht lojtarët para se të vendosin për vete, kanë pritur përgjigjen time në mënyrë që të vazhdojmë të luajmë pa të holla”, u shpreh Beqiri.

Tutje ai theksoi se për momentin do të vazhdojnë kështu, por janë me shpresë se do të përmirësohen kushtet në të ardhmen. /Tribuna/Telegrafi/