LAJMI I FUNDIT:

Shosholli optimist: Vëllaznimi do të rikthehet në elitë

Shosholli optimist: Vëllaznimi do të rikthehet në elitë

KF Vëllaznimi do të rikthehet në elitën e futbollit tonë. Kështu mendon trajneri i kësaj skuadre, Ajet Shosholli.

“Kuqezinjtë” e Gjakovës në xhiron e fundit mundën Lepencin në udhëtim prej 0-3, duke forcuar kreun e tabelës në Ligën e Parë me 27 pikë, një më pak se Istogu.

Tekniku mitrovicas, ka thënë se është i kënaqur me paraqitjen e deritashme të skuadrës së tij në këtë sezon të garave.

Sipas Shoshollit, Vëllaznimi nga ndeshja me Gjilanin ka arritur një seri mjaft të mirë të rezultateve. Ai beson se seria e fitoreve do të vazhdojë edhe në tri ndeshjet e fundit të stinorit vjeshtor.


Unë jam i kënaqur me paraqitjen e skuadrës sime në këtë sezon të garave. Ne nga ndeshja me Gjilanin kemi hyrë në një seri të fitoreve dhe jam i lumtur që gjendemi në krye të tabelës, ka thënë Shosholli për KosovaPress.

Sigurisht se ne edhe në tri ndeshjet e mbetura do të synojmë rezultatet pozitive në mënyrë që të mbesim në krye të tabelës. Kemi një ekip të mirë dhe besoj se do vazhdojmë me paraqitje të mirë, tha ai.

Shosholli ka folur edhe për ambiciet e Vëllaznimit. Ai mendon se skuadra e tij do të rikthehet në elitën e futbollit. Shosholli mendon se ekipi gjakovar është klub më tradite dhe e meriton të jetë në mesin e ekipeve elitare.

Synimi ynë është pjesën e parë ta mbyll në vendin e parë, eventualisht të dytin, por unë mendoj se ne stinorin vjeshtor do ta mbyllim në pozitën e parë. Gjithsesi se objektivi ynë kryesor është rikthimi në elitën e futbollit tonë. Atmosfera në klub është mjaft e mirë, ndërsa gjatë afatit të janarit do të sjellim ndonjë përforcim në mënyrë që pjesën e dytë të garave ta presim sa më të përgatitur. Jam i bindur se Vëllaznimi do të rikthehet në Superligë, aty ku edhe e ka vendin, ka theksuar Shosholli.

Ish trajneri i disa skuadrave elitare, beson se Vëllaznimi në kampionatin e ardhshme do të luajë në Superligë. /Kosovapress/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Barcelona e vendos yllin e Serie A si objektivin kryesor të verës 2025

Barcelona e vendos yllin e Serie A si objektivin kryesor të verës 2025

Serie A
Juventusi shqyrton marrëveshjen e shkëmbimit të verës me Man Utd

Juventusi shqyrton marrëveshjen e shkëmbimit të verës me Man Utd

Ndërkombëtare
Titullarë apo rezervistë – Ancelotti dhe skuadra nuk bien dakord me Perezin dhe bordin

Titullarë apo rezervistë – Ancelotti dhe skuadra nuk bien dakord me Perezin dhe bordin

La Liga
A mund të largohet Haaland nga Man City në verë? Zbulohet klauzola e mega kontratës

A mund të largohet Haaland nga Man City në verë? Zbulohet klauzola e mega kontratës

Premier League
Barcelona preferon të përballet me Real Madridin dhe të shmangë Atleticon në gjysmëfinale të Copa del Rey.

Barcelona preferon të përballet me Real Madridin dhe të shmangë Atleticon në gjysmëfinale të Copa del Rey.

Ndërkombëtare
Shpërthimi i një prej dështimeve më të mëdha të të gjitha kohërave - ai po kalon një sezon të mrekullueshëm

Shpërthimi i një prej dështimeve më të mëdha të të gjitha kohërave - ai po kalon një sezon të mrekullueshëm

Ligue 1
Kalo në kategori