LAJMI I FUNDIT:

Kapen Tovërlani e Begolli

Kapen Tovërlani e Begolli

Kanë harruar se si fitohet në udhëtim, kurse në shtëpi po i veçojnë fitoret me rezultatin 1:0. Madje, në takimin e fundit në kryeqytet me Feronikelin, trepikëshin ua sollën minutat shtesë, kur realizoi Berat Hyseni. Në këtë takim nuk ishte fare në protokoll, sulmuesi Gentrit Begolli, i cili në takimin paraprak të humbur 1:0 nga Ferizaj kishte humbur një rast ideal. Mirëpo, mospërfshirja e tij në 18-she nuk kishte të bëjë me rastin e humbur.

Një ditë para ndeshjes me Feronikelin, Tovërlani kishte përjashtuar Begollin nga stërvitja. “Një ditë para ndeshjes, Tovërlani e përjashtoi Begollin nga stërvitja, pasi e goditi një top, dhe për këtë arsye të nesërmen nuk e mori fare në 18-she”, tregon për Arenën njëri nga lojtarët e Prishtinës, në kushte anonimiteti.

Ndërkohë, qetësi nuk kishte as në përgatitjen e së shtunës. Sërish kryefjalë ishin Tovërlani e Begolli. “Luajtëm mes veti dhe më pas trajneri u kap sërish me fjalë me Gentritin. Menjëherë pas fjalosjes së tyre, Tovërlani e ndërpreu edhe stërvitjen”, shtoi tutje ky burim. /Tribuna/Telegrafi/