LAJMI I FUNDIT:

Sokoli: Urime Hysit

Sokoli: Urime Hysit

Hysi ka arritur të marrë tri pikë mjaft të vlefshme përballë skuadrës së Ferizajt, derisa kjo e fundit, fajin për disfatën në Merdar kryekëput ia ka hedhur gjyqtarëve të ndeshjes.

Ishte Rrahim Çitaku e Mentor Zhdrella që kanë shënuar për fitoren e Hysit, në një ndeshje tejet të fortë dhe dramatike. Vendasit e kanë dominuar plotësisht pjesën e parë dhe me meritë kanë shkuar në pushim me epërsi. Mirëpo në periudhën e dytë ishte e Ferizajt, që e ka kontrolluar ndeshjen dhe vetëm falë fatit të keq janë mposhtur.

“Urime për Hysin, ndërsa lojtarëve të Ferizajt iu mbetet të mësohen të luajnë edhe në këto kushte siç referuan sot kryesori e asistentët e tij”, kështu ka thënë pas ndeshjes tejet i nervozuar trajneri i Ferizajt, Bylbyl Sokoli. /Zëri/Telegrafi/