LAJMI I FUNDIT:

Sigal Prishtina zhvillon stërvitjen e fundit në Izrael

Sigal Prishtina zhvillon stërvitjen e fundit në Izrael

Ekipi bardhekaltër nga kryeqendra e Kosovës ka zhvilluar stërvitjen e fundit para ndeshjes me skuadrën, Gilboa Galil.

Basketbollistët e Sigal Prishtinës kanë arritur në Gan Nar të Izraelit, për të zhvilluar ndeshjen e tretë në kuadër të ligës ballkanike të basketbollit, BIBL kundër ekipi nikoqir, Gilboa Galil.

Pas një udhëtimi në relacionin Prishtinë-Sofje, dje, basketbollistët sot të martën në mëngjes kanë marrë aeroplanin për Izrael, për të arritur atje në orët e pasdites.

Pas kalimit të procedurave dhe vendosjes në hotelin e përcaktuar nga nikoqiri, sipas rregullave të BIBL, trajneri Ceyhun Cadabak i ka kërkuar të gjithë lojtarëve që të shfrytëzojnë kohën për pushim nëpër dhoma, para se të zhvillojnë stërvitjen në mbrëmje në sallën e skuadrës nikoqire.


Në mbrëmje ekipi ka zhvilluar një stërvitje në palestrën me një kapacitet modest (2500 ulëse), por me kushte modern, ku të mërkurën rreth orës 18:00, do të zhvillojë lojën me skuadrën Gilboa Galil.

KB Sigal Prishtina është skuadra e parë që do të përfaqësojë Kosovën në Izrael, ndonëse ky vend ende nuk e ka njohur pavarësinë e shtetit kosovar. /Sporti1/Telegrafi/