LAJMI I FUNDIT:

Xhila në Gana për titullin IBF Interkontinental

Xhila në Gana për titullin IBF Interkontinental

Boksieri shqiptar për herë të dytë do të boksojë në Afrikë, ndërsa këtë herë përballet me Braimah Kamoko.

Agron Xhila ka pranuar një sfidë mjaft të madhe për datën 29 nëntor, kur në Accra të Ganës do të ndeshet me boksierin nikoqir të pamposhtur Braimah Kamoko.

Dueli 12 i raundeve vlen për titullin vakant të peshës ‘Cruiser’ të versionit IBF Intercontinental (International Boxing Federation).

Xhila në 20 duele ka dalur 19 herë fitimtarë nga ringu, ndërsa Kamoko 26 fitore dhe asnjë humbje.


25 vjeçari shqiptar që jeton në Zvicër, më 2010, kishte zhvilluar një duel tjetër në Kenia, kur fitoi ndaj Mustapha Noor me ndërprerje në rundin e pestë. /Sporti1/Telegrafi/