LAJMI I FUNDIT:

Përfundon takimi, vendimi me 5 dhjetor

Përfundon takimi, vendimi me 5 dhjetor

Takimi ndërmjet krerëve të Federatës së Futbollit të Kosovës, atyre të Serbisë dhe presidentit të FIFA-së, Sep Blatter nuk ka sjellë asnjë rezultat për çështjen e futbollit kosovar.

Pavarësisht kësaj drejtuesit e futbollit kosovar janë ndarë të kënaqur nga ky takim, i cili ka përfunduar pak çaste më parë.

Një takim i tillë pritet të mbahet edhe me 28 nëntor, derisa fjalën e fundit rreth çështjes së futbollit kosovar do ta thotë Komiteti Ekzekutiv i FIFA-së me 5 dhjetor.

“Takimi ka rrjedhë në frymë shumë konstruktive dhe mirëkuptimi. Është biseduar për problemet e futbollit në rajon. Delegacioni i FFK-së është i ndarë i kënaqur me këtë takim, ndërkohë që do të ketë edhe një takim më 28 nëntor, ndërsa KE i FIFA-s pritet që në mbledhjen e 5 dhjetorit të debatojë dhe të marrë vendim për kërkesat eFFK-së”, thuhet në njoftimin e FFK-së.


“Krerët e FF të Serbisë kanë bërë kërkesë që komuniteti serb që jeton në Kosovë të integrohet në futboll, me çka krerët e FFK-së u kanë sqaruar se tashmë ka skuadra nga komuniteti serb që janë pjesë e futbollit të Kosovës. Delegacioni shpreson dhe beson se më në fund FIFA do të marrë vendime pozitive për çështjet e Kosovës”,vazhdon njoftimi.

Kjo është hera e parë që drejtuesit e futbollit kosovar ulën në një tavolinë me drejtuesit e futbollit serb, të cilët vazhdimisht kanë penguar ndërkombëtarizmin e futbollit në Kosovës. /Express/Telegrafi/