LAJMI I FUNDIT:

Xhudo edhe njëherë i zdritë fytyrën Kosovës karshi Serbisë!

Xhudo edhe njëherë i zdritë fytyrën Kosovës karshi Serbisë!

Pas fitores së madhe të xhudistes Majlinda Kelmendi, e cila u shpall kampione e botës në xhudo, radhën e kanë djemtë e Kosovës që të sjellin rezultate të mira në vend.

Kësaj radhe kanë qenë “djelmoshat” e Driton Kukës ata të cilët kanë shkëlqyer në Dubrovnik të Kroacisë përballë atyre serbë.

Akil Gjakova ka fituar medaljen e artë dhe Korab Morina medaljen e argjendtë në Kupën e Dubrovnikut duke triumfuar ndaj garuesve serbë, kroatë, austriakë dhe hungarezë. /Zëri/Telegrafi/