LAJMI I FUNDIT:

Zyrtarizohet takimi FFK me Federatën serbe të futbollit

Zyrtarizohet takimi FFK me Federatën serbe të futbollit

Edhe zyrtarisht sot Federata e Futbollit e Kosovës ka marr ftesën për takimin e 29 tetorit me zyrtarët e Federatës së Futbollit të Serbisë që do të mbahet në selinë e FIFA-së.

“Ka arritur ftesa zyrtare nga FIFA, për një takim zyrtar më 29 tetor në selinë e FIFA-s, ndërmjet krerëve të FFK-së përkatësisht presidentit Sep Blatter, krerëve të FFK-së dhe të Federatës së Futbollit të Serbisë”, thuhet në njoftimin e FFK-së.

Sipas zëdhënësit të FFK-së, Fazli Berisha, në këtë takim futbollin tonë do ta përfaqësojnë, kryetari Fadil Vokrri dhe sekretari i përgjithshëm Eroll Salihu.

“Delegacioni ynë do të udhëtojë të hënën, ndërsa takimi është paraparë të zhvillohet ditën e martë nga ora 09:00”, tha Berisha, duke njoftuar se ende nuk është përcaktuar se cila do të jetë tema e këtyre takimeve.


“Në ftesën që na kanë dërguar nuk është përcaktuar se cila do të jetë tema e diskutimit. Aty thuhet se do të bisedohet për çështjen e futbollit në rajon. Gjithsesi, tema e bisedimeve sigurisht do të caktohet në takimin që do ta kemi.”, tha Berisha. /Zëri/Telegrafi/