LAJMI I FUNDIT:

Munishi: Ishte paraqitja jonë më e dobët

Munishi: Ishte paraqitja jonë më e dobët

Llamkos Kosova me mjaft vështirësi ia ka dalë të mposhtë në shtëpi Trepçën, në ndeshjen e javës së 12-të të Superligës së Kosovës. Fundi i ndeshjes ka treguar shifrat 1:0 në të mirë të ekipit vushtrrias, derisa autor i golit që e përcaktoi fituesin në derbin e fqinjëve të parë ishte Bashkim Shala.

Mysafirët nga Mitrovica pjesën më të madhe të ndeshjes kanë dominuar në terren, ndërkohë që vendasit kanë treguar njërën prej paraqitjeve më të dobëta të sezonit.

“Ishte paraqitja jonë më e dobët, por djelmoshat treguan se dinë të fitojnë edhe kur nuk e kanë ditën e tyre, e që është shumë e rëndësishme për një skuadër që është liderë”.

“Por u dëshmua se Llamkosi kishte edhe përkrahjen e lojtarit të 12-të në fushë që janë shikuesit dhe tifozët Forca”, ka thënë trajneri i Llamkosit, Munishi. /Zëri/Telegrafi/