LAJMI I FUNDIT:

Fushë Kosova e turpëron Hysin

Fushë Kosova e turpëron Hysin

Hysi u turpërua në Fushë Kosovë, duke humbur 3-0, për të rënë në pozitën e tretë në tabelë.

Kryesuesi i deritashëm i Superligës, Hysi, është turpëruar në Fushë Kosovë, duke pësuar humbje të thellë. Skuadra vendëse ka shënuar fitore me meritë, të dytën sezonale, duke i ikur përkohësisht fundit të tabelës.

Fuad Karabegu ka qenë hero i ‘Pampurave’ pasi realizoi dy gola, në minutat 76 e 94, kurse një gol tjetër e shtoi Visar Gojnovci, që shënoi në minutën e 10-të, ndërsa e qëlloi edhe shtyllën.

Pas kësaj humbjeje, skuadra bardh e zi, që nuk tregoi asgjë në këtë takim, zbriti në pozitën e tretë në tabelë. /Express/Telegrafi/


Superliga – java 12

Ferizaj : Prishtina 1-0

e shtunë
Llamkos Kosova : Trepça 1-0
Drenica : Hajvalia 5-1
Fushë Kosova : Hysi 3-0

e diel
Besa -:- Drita, 14:00
Trepça’89 -:- Ferronikeli, 14:00

Në dy ndeshjet tjera që u zhvilluan sot, Llamkos Kosova e mposhti Trepçën me rezultat 1-0, ndërsa Drenica e shkatërroi Hajvalinë, 5-1.