LAJMI I FUNDIT:

Hysi e Llamkosi synojnë ta rikthejnë kreun e tabelës

Hysi e Llamkosi synojnë ta rikthejnë kreun e tabelës

Hysi dhe Llamkos Kosova do të mundohen të shënojnë fitore në përballjet përkatëse sot, për ta rikthyer kreun e tabelës në Raiffeisen Superligën e Kosovës në futboll, pasi ky epitet përkohësisht i takon Ferizajt, që e mposhti dje Prishtinën, 1:0.

Skuadra llapjane do të jetë mysafire e Fushë Kosovës, e cila e zë pozitën e fundit në elitën e futbollit kosovar me vetëm një fitore të arritur, prandaj bardh e zinjtë do t’i kërkojnë të tria pikët.

Por, vendësit, të përkrahur nga ‘Pampurat’, s’do të lëshojnë pe lehtë. Kurse, skuadra vushtrriase e pret fqinjin Trepça. Llamkosi shihet si favorit në këtë takim dhe pret fitore, edhe pse ‘Xehetarëve’ nuk u dihet kurrë. /Express/Telegrafi/