LAJMI I FUNDIT:

‘Bërba’ rikthehet te Prishtina

‘Bërba’ rikthehet te Prishtina

‘Këpuca e artë’ e edicionit të kaluar, do të veshë përsëri fanellën ‘bardhekaltër’ të kampionëve. Florim Bërbatovci është marrë vesh me kryesinë e klubit të Prishtinës dhe shumë shpejtë pritet t’i bashkohet skuadrës kryeqytetase. Megjithatë, për një gjë të tillë pritet një ‘ok’ i Federatës së Futbollit të Kosovës, e cila do të shqyrtoj rastin të premten.

Nënkryetari i klubit të Prishtinës, Afrim Muçiqi, tha për Gazetën Arena se klubi ‘bardhekaltër’ është ‘shtëpia’ e Bërbatovcit. “Florimi nuk mund të shkojë tjetër kund, sepse Prishtina është shtëpia e tij. Ai ka treguar formë fantastike edicionin e kaluar dhe do të na ndihmonte shumë në vazhdim të kampionatit. Jemi marrë vesh me të dhe në momentin që FFK-ja jep përgjigje, ai do t’i bashkohet skuadrës”, deklaroi Muçiqi, për t’u shprehur tutje i bindur në përgjigjen pozitive të komisioneve përkatëse të FFK-së.

“Jam i bindur që do të na lejojnë ta regjistrojmë Bërbatovcin, pasi që ai ka luajtur edhe në edicionin e kaluar për ne. Megjithatë, përgjigjen përfundimtare e presim të premten”, shtoi Muçiqi.

Ndryshe, Prishtina këtë stinor është ndër skuadrat me më së paku gola të shënuara, ku në 11 ndeshje ka shënuar vetëm nëntë gola. /Tribuna/Telegrafi/


Në trend Sport

Më shumë
Shpërthimi i një prej dështimeve më të mëdha të të gjitha kohërave - ai po kalon një sezon të mrekullueshëm

Shpërthimi i një prej dështimeve më të mëdha të të gjitha kohërave - ai po kalon një sezon të mrekullueshëm

Ligue 1
Ancelotti për arsyet e zemërimit të Modric ndaj Vinicius: Ky është problemi

Ancelotti për arsyet e zemërimit të Modric ndaj Vinicius: Ky është problemi

La Liga
Barcelona preferon të përballet me Real Madridin dhe të shmangë Atleticon në gjysmëfinale të Copa del Rey.

Barcelona preferon të përballet me Real Madridin dhe të shmangë Atleticon në gjysmëfinale të Copa del Rey.

Ndërkombëtare
Pse nuk u përdor VAR-i tek goli i shënuar në pozicion jashtë loje nga Maguire ndaj Leicesterit?

Pse nuk u përdor VAR-i tek goli i shënuar në pozicion jashtë loje nga Maguire ndaj Leicesterit?

Premier League
Titullarë apo rezervistë – Ancelotti dhe skuadra nuk bien dakord me Perezin dhe bordin

Titullarë apo rezervistë – Ancelotti dhe skuadra nuk bien dakord me Perezin dhe bordin

La Liga
Vinicius Jr refuzon ofertën e Real Madridit për rinovimin e kontratës

Vinicius Jr refuzon ofertën e Real Madridit për rinovimin e kontratës

La Liga
Kalo në kategori