LAJMI I FUNDIT:

S’ka medalje për xhudistet kosovare në Botëror

S’ka medalje për xhudistet kosovare në Botëror

Xhudistet kosovare, Distria dhe Leutrime Krasniqi nuk kanë arritur të fitojnë medalje në Kampionatin Botëror të xhudos për juniore, që po mbahet në Slloveni. Të dyja xhudistet pejane luftuan sot, por nuk arritën aty ku deshën.

Më mirë kaloi Distria, e cila garoi në 52 kilogramë. Ajo e kaloi xhiron e parë pa luftë, ndërsa në të dytën ishte më e mirë se kroatja Beata Guszak. Në xhiron e tretë, ajo e mposhti kazaken Assel Kaisarova. Në finalen e Grupit B, ajo u mposht nga izraelitja Shira Hayat.

Por, Distriës iu ofrua mundësia e luftës përmirësuese, ku e kishte mundësinë ta fitonte medaljen e bronztë, por u mund nga italiania Odette Giuffrida.

Ndërkaq, Leutrimja garoi në kategorinë 57 kilogramë. Ajo e fitoi meçin e parë ndaj xhudistes nga Venezuela, Anriquelis Barrios. Krasniqi ngadhënjeu edhe në luftën e dytë ndaj serbes Sara Bozic, por u mposht në xhiron e tretë nga rusja Anastasia Konkina. /Express/Telegrafi/


Në trend Sport

Më shumë
Shpërthimi i një prej dështimeve më të mëdha të të gjitha kohërave - ai po kalon një sezon të mrekullueshëm

Shpërthimi i një prej dështimeve më të mëdha të të gjitha kohërave - ai po kalon një sezon të mrekullueshëm

Ligue 1
Ancelotti për arsyet e zemërimit të Modric ndaj Vinicius: Ky është problemi

Ancelotti për arsyet e zemërimit të Modric ndaj Vinicius: Ky është problemi

La Liga
Barcelona preferon të përballet me Real Madridin dhe të shmangë Atleticon në gjysmëfinale të Copa del Rey.

Barcelona preferon të përballet me Real Madridin dhe të shmangë Atleticon në gjysmëfinale të Copa del Rey.

Ndërkombëtare
Pse nuk u përdor VAR-i tek goli i shënuar në pozicion jashtë loje nga Maguire ndaj Leicesterit?

Pse nuk u përdor VAR-i tek goli i shënuar në pozicion jashtë loje nga Maguire ndaj Leicesterit?

Premier League
Titullarë apo rezervistë – Ancelotti dhe skuadra nuk bien dakord me Perezin dhe bordin

Titullarë apo rezervistë – Ancelotti dhe skuadra nuk bien dakord me Perezin dhe bordin

La Liga
Vinicius Jr refuzon ofertën e Real Madridit për rinovimin e kontratës

Vinicius Jr refuzon ofertën e Real Madridit për rinovimin e kontratës

La Liga
Kalo në kategori