LAJMI I FUNDIT:

Ferizaj e mposht kampionin

Ferizaj e mposht kampionin

Ferizaj e ka mposhtur kampionin aktual të Kosovës, Prishtinën, me rezultat 1:0, në ndeshjen e zhvilluar sot. Hero i skuadrës vendëse ka qenë Qëndrim Dautaj, i cili e shënoi golin e trepikëshit në minutën e 37-të të takimit.

Bardh e kaltrit në pjesën e dytë luajtën me një lojtar më pak pas ndëshkimit me karton të kuq të Liridon Kukajt në minutën e 57-të.

Falë kësaj fitoreje, ekipi i Bylbyl Sokolit e mori primatin në Raiffeisen Superligën e Kosovës duke grumbulluar 22 pikë, një më shumë se Hysi dhe Llamkos Kosova, që e kanë nga një ndeshje më pak.

Kurse, prishtinasit mbesin në pozitën e katërt me 17 pikë, duke e pësuar humbjen e pestë sezonale, pas vetëm 12 xhirosh të zhvilluara. /Express/Telegrafi/