LAJMI I FUNDIT:

Maliqi: Prishtina së shpejti aty ku e ka vendin

Maliqi: Prishtina së shpejti aty ku e ka vendin

Kaloi me shumë bujë, por ishte fati ai që nuk e përcolli në fillimin e tij në fanellën e re. Dy kartonët e kuq dhe tash së fundmi lëndimi, ka bërë që Behar Maliqi të mos mund të tregojë cilësitë e tija, ndonëse drejtuesit e skuadrës së Partizanit e kanë të qartë se bëhet fjalë për një lojtar shumë cilësor.

Maliqi në ndeshjen derbi të Superligës së Shqipërisë, ndaj Tiranës u lëndua, çka ka bërë që të pushojë në dy ndeshjet e fundit.

“Lëndimin që mora në ndeshjen me Tiranën e kam kaluar. Tashmë pres t’i bashkohem prapë skuadrës dhe t’i ndihmoj në arritjen e objektivave. Sa i përket formës sime, them se ka qenë e mirë, por pres edhe më shumë nga ndeshjet e ardhshme”, tha ish mesfushori i Prishtinës, i cili e pranon se i ndjek ndeshjet e skuadrës “bardhekaltërt” dhe se nga kjo skuadër ka pritur edhe më shumë.

“Prishtina ka pasur shumë ndryshime. Unë besoj se shumë shpejt ajo do ta marrë veten dhe do ta shohim aty ku e ka vendin, e para në renditjen tabelare”, theksoi Behar Maliqi. /Zëri/Telegrafi/


Në trend Sport

Më shumë
Titullarë apo rezervistë – Ancelotti dhe skuadra nuk bien dakord me Perezin dhe bordin

Titullarë apo rezervistë – Ancelotti dhe skuadra nuk bien dakord me Perezin dhe bordin

La Liga
Shpërthimi i një prej dështimeve më të mëdha të të gjitha kohërave - ai po kalon një sezon të mrekullueshëm

Shpërthimi i një prej dështimeve më të mëdha të të gjitha kohërave - ai po kalon një sezon të mrekullueshëm

Ligue 1
Barcelona preferon të përballet me Real Madridin dhe të shmangë Atleticon në gjysmëfinale të Copa del Rey.

Barcelona preferon të përballet me Real Madridin dhe të shmangë Atleticon në gjysmëfinale të Copa del Rey.

Ndërkombëtare
Ancelotti për arsyet e zemërimit të Modric ndaj Vinicius: Ky është problemi

Ancelotti për arsyet e zemërimit të Modric ndaj Vinicius: Ky është problemi

La Liga
Vinicius Jr refuzon ofertën e Real Madridit për rinovimin e kontratës

Vinicius Jr refuzon ofertën e Real Madridit për rinovimin e kontratës

La Liga
Pse nuk u përdor VAR-i tek goli i shënuar në pozicion jashtë loje nga Maguire ndaj Leicesterit?

Pse nuk u përdor VAR-i tek goli i shënuar në pozicion jashtë loje nga Maguire ndaj Leicesterit?

Premier League
Kalo në kategori